Celebrity

Përditësim nga drama e familjes Beckham: Prindërit s'i urojnë përvjetorin e martesës të birit

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2025

Përditësim nga drama e familjes Beckham: Prindërit s'i

Brooklyn Beckham (aludohet se) është në konflikt me familjen e tij, kështu që natyrisht të gjithë po lexojnë postimet e tij në rrjetet sociale. Dhe ka pasur një përditësim interesant.

Përditësim nga drama e familjes Beckham: Prindërit s'i

Brooklyn hyri në Instagram për të ndarë lulet që ai dhe gruaja e tij, Nicola Peltz, morën në përvjetorin e tyre, së bashku me një mesazh ku shkruhej "Të dashur Nicola dhe Brooklyn, ju uroj një përvjetor shumë të lumtur! Me dashuri, mami, babi dhe të gjithë fëmijët".

Në fillim, ai thjesht shkroi thjesht "faleminderit" në foto, duke i lënë fansat të vrasin mendjen nëse lulet erdhën nga familja e tij, mes dramës së tyre të fundit, apo prej prindërve të Nicola-s.

Përditësim nga drama e familjes Beckham: Prindërit s'i

Dhe si përfundim, Brooklyn e fshiu foton duke e ripostuar atë me mbishkrimin e përditësuar, "Faleminderit shumë për këto lule të mrekullueshme nga vjehërrit e mi. Ju dua".

Në rast se s'jeni ende familjarë me dramën e fundit të familjes Beckham, me sa duket Brooklyn dhe vëllai i tij, Romeo Beckham, nuk po flasin më për shkak se Brooklyn dhe Nicola nuk e miratojnë të dashurën e Romeos, Kim Turnbull (që mendohet se është dhe ish-e dashura e Brooklyn).

Brooklyn dhe Nicola nuk mendojnë se Kim ka "qëllimet e duhura" dhe gjërat kanë qenë të tensionuara që nga dhjetori, prandaj ata aktualisht janë larguar me njëri-tjetrin.

Përditësim nga drama e familjes Beckham: Prindërit s'i

Brooklyn dhe Nicola madje kanë anashkaluar ngjarjet familjare - duke përfshirë festën e ditëlindjes së fundit të David Beckham, shfaqjen e modës së Victoria Beckham dhe një lojë futbolli në Los Angeles (ku ata jetojnë). Siç tha TMZ, "Brooklyn dhe Nicola nuk do të jenë të pranishëm në asnjë ngjarje publike familjare ku Kim është."

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan