Celebrity

Kemi një të dashur xheloze! Kylie e paska ndaluar Timothée-n të filmojë skena seksi

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2025

Kemi një të dashur xheloze! Kylie e paska ndaluar Timothée-n

Zëra thonë se Kylie Jenner ka "ndaluar" të dashurin e saj, Timothée Chalamet, të bëjë skena seksi në filma. Mesa duket, ajo qenka vërtet *marrëzisht* e dashuruar.

“Timothée nuk e ka problem të bëjë skena intime në filma, por Kylie-t nuk i pëlqen”, thotë një burim për The Sun. "Ajo nuk i vlerëson të gjitha detajet dhe nuk dëshiron që ai të filmojë më skena seksi në vazhdimësi."

Kemi një të dashur xheloze! Kylie e paska ndaluar Timothée-n

"Ka qenë burimi kryesor i tensionit mes tyre kohët e fundit dhe është diçka që i shqetëson thellësisht," shtoi burimi i brendshëm.

"Ai dëshiron të eksplorojë gjithçka si aktor dhe artist. Është momenti më i madh i tensionit mes tyre që kur filluan lidhjen e tyre."

Me sa duket, çështja buron nga skenat seksuale mes Timothée-s dhe Gwyneth Paltrow-t në filmin e ardhshëm, "Marty Supreme", për të cilin Gwyneth foli sinqerisht.

"Dua të them, ne bëjmë shumë seks në këtë film," tha fituesja e Oscar-it për Vanity Fair. 

Kemi një të dashur xheloze! Kylie e paska ndaluar Timothée-n

Gwyneth gjithashtu kishte disa gjëra të mira për të thënë në lidhje me punën me Timothée-s, duke vënë në dukje se "Ai është një seks simbol i burrit mendimtar. Ai është thjesht një djalë shumë i sjellshëm, i rritur siç duhet, do të thosha se ai është një burrë që e merr punën e tij vërtet seriozisht dhe është një partner argëtues."

Gjithsesiii, edhe pse kjo situatë mund të ketë shkaktuar tensione të vogla mes çiftit, sipas burimeve të The Sun, një fejesë e mundshme është duke u kurdisur në heshtje. Për vërtetësinë e këtij lajmi, na mbetet veçse të presim!

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Cosmopolitan