Pas daljes së papritur në “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përball me ish-partneren e tij Egli Tako, Olsi Bylyku ka reaguar në rrjetet sociale. Aktori dhe këngëtari publikoi një video nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja.
Në postimin në Instagram, Olsi falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe komentet që ka marrë pas daljes në reality shoë.
"Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh, miq, shokë e kolegë…"
Ai shtoi më tej se ka parë edhe komentet kritike, duke iu referuar aludimeve që paraqitja e tij në BBVA mund të ketë qenë rezultat i një marrëveshjeje me Top Chanel, media me të cilën ishte/është në process gjyqësor.
"Kurse ju që e keni menduar se bëj deal [marrëveshje], ju kam ruajtur screenshot-ët."
Pra, kjo ishte një lëvizje e mençur për të kontrolluar narrativën publike. Olsi dërgoi disa sinjale:
- për fansat dhe ndjekësit: “Jam këtu, nuk më ka ndalur askush, përkundrazi, jam në punë”
- për ata që dyshojnë: “Ju kam ruajtur screenshot-ët, më keni paragjykuar, do flas me vepra”
- për industrinë: “Jam aktiv, po merrem me muzikë, e di si të qëndroj në lojë”
PR Manual: Kapitulli i parë. Punë e paqme, Olsi!