Fansat e Rihanna-s mendojnë se ajo është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Superylli ka dy fëmijë, RZA dy vjeç dhe Riot Rose, një vjeç, me reperin A$AP Rocky. Tani duket se mami Rihanna - e cila është miliardere falë markës së saj Fenty - mund të zgjerojë sërish familjen.
Spekulimet e fansave për një shtatzëni të tretë nisën pas daljes së fundit në Paris. Këngëtarja u pa në një event të Fenty-t në kryeqytetin francez e veshur me një fustan që ia fshihte plotësisht barkun.
“A është sërish shtatzënë?” shkroi dikush në X/Twitter. “Vajzë, a po pret një fëmijë tjetër?” tha një komentues i radhës.
Së fundmi, RiRi është fotografuar nëpër dyqane e veshur me rroba të gjera që mbulojnë barkun.
Spekulimet e fansave vijnë pasi këngëtarja foli së fundmi për jetën si prind dhe pranoi se shpresonte të kishte më shumë fëmijë në të ardhmen.
Ajo tha për Entertainment Tonight: "Dua të kem një vajzë. Nuk do të dija çfarë të bëja sepse deri tani di vetëm për djemtë. Do të jetë një aventurë e re!"