Flokët

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2025

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Është një nga ato pyetje që çdo vajzë e ka bërë të paktën një herë në jetë: A duhet të pres baluke? Pyetje e thjeshtë, por me ndikim të madh në pamje - ndaj kthehet në një vendim të vështirë. Kur priten siç duhet, baluket kanë fuqinë të formësojnë fytyrën, të theksojnë tiparet dhe të sjellin një ndryshim të bukur e të menjëhershme në stilin tonë. Por kur nuk janë të përshtatshme për formën e fytyrës apo priten gabim, mund të kthehen në një eksperiencë aspak të këndshme.

Duke parë prapa në historinë e modës dhe ikonave të stilit, një emër që nuk mund të anashkalohet është Jane Birkin. Baluket e saj të lehta, të shkujdesura dhe me një ndarje të natyrshme janë bërë sinonim i bukurisë. Ato mishërojnë je ne sais quoi-në franceze dhe shijen e viteve ‘70 që mbetet gjithmonë në modë.

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Sot, ‘Birkin bangs’ po përjetojnë një rikthim të fuqishëm — dhe kjo nuk është rastësi. Stilistët më në zë të momentit i konsiderojnë baluket më trend të pranverës.

A të përshtaten “Birkin Bangs”?

Ky stil balukesh është veçanërisht i përshtatshëm për ato që kanë flokë të drejtë ose pak të valëzuar, dhe për forma fytyre si ovale apo zemër. Ato kërkojnë pak mirëmbajtje për të ruajtur formën, por janë mjaft fleksibile për t'u përshtatur me stile të ndryshme flokësh – të kapura lart, të lëshuara apo edhe në një stil “messy chic”.

Nëse po mendon për një ndryshim këtë pranverë, ndoshta është koha të marrësh guximin dhe t’i provosh baluket!

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Vajzat franceze e adhurojnë këtë prerje flokësh

Burimi: Stylist UK