Në këtë edicion të katërt të “BBVA”, seksualiteti i Laert Vasilit është një ndër temat më të diskutuara, sepse mesa duket, ende qenka një çudi shumë e madhe preferenca e dikujt në krevatin e vet. Rishtazi, Ilnisa Agolli, përmes një lidhjeje telefonike në “Pardon My French”, ka folur ndër të tjera për lojën e Laertit brenda “Big Brother VIP Albania 4”, por edhe ka dhënë një mendim se ai mund të jetë sapioseksual.
*Sapioseksual – Sapioseksual është dikush që tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë. Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë gocat dhe djemtë inteligjentë, sapioseksualët eksitohen nga inteligjenca e dikujt tjetër. Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”
Fillimisht, ajo u shpreh (gjerë e gjatë) se Laerti meriton të jetë fitues, për shkak se ka pasur goxha durim gjatë qëndrimit në “BBVA”.
“Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet.”.
Më tej, ajo iu përgjigj edhe supozimin se Laerti është paksa donzhuan, kur gazetarja shprehu mendimin se aktori mund të jetë sapioseskual:
“Nuk e vura re anën që Laerti është donzhuan. Laerti është sapioseksual kam idenë”.
Edhe Amberi, ish-banore në “BBVA 4”, ka ngritur pretendimet se Laerti mund të ketë qenë i lidhur me një mikeshën e saj transgjinore. Ajo nuk hezitoi të postonte edhe foto të personit të tretë, duke u shprehur:
“Përveç pjesës së misionit nga Vëllai i Madh, Lart Vasili ka patur vërtet eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranojë.”, sikur Laerti apo kushdo tjetër duhet të flasë me patjetër për prirjet seksuale.
Më tej, duke postuar edhe foton e vajzës, Amber tha:
“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. [Ajo] është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë!”
Pastaj, Gert Ferra, sërish ish-banor i “BBVA 4”, ka thënë me zë të lartë se Laerti është biseksual.
“Është bi, po po është bi i deklaruar”, tha ai në Dhomën e Rrëfimit, me bindje të plotë!
Më tej, në një prime të gjatë u diskutua kaq shumë për seksualitetin e pretenduar të aktorit, duke harruar se është jeta e tij private dhe nuk ka asnjëfarë detyrimi të tregojë preferencat seksuale.
Artikuj të sugjeruar:
- Khëm-khëm! Aldo Marku thotë se brenda “BBVA 4” ka “shumë budallenj” :)
- Sondazh: Votoni dy finalistët e tjerë të “Big Brother”
- Sikur të mos mjaftonin dramat, Blero ka një paralajmërim nëse nuk fiton Gjesti
- Finalja e “BBVA 4”: Ja sa banorë do të garojnë për çmimin e madh
- Laerti shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 4”