Me keqardhje themi se ky Big i ruajti surprizat për në fund, të mira a të këqija ato, varet nga perceptimi i gjithsecilit. Vazhdojmë me përmbledhjen:
#1. Jozi, reja e zezë
Kështu e cilësoi Ledioni për ngacmimet që u kishte bërë gjithë banorëve 4 ditët e fundit. Për të siguruar një vend në finale, ose ngaqë e dinte që s’do e siguronte kurrë një të tillë, Jozi thjesht… u bë vetvetja. Dhe fatkeqësisht, kjo pjesë e tij s’është më e këndshmja.
#2. Historia e abuzimit të Laertit shpikje?
Po flasim për aludimet e Eglit dhe Gjestit. Shumë e pavend të rrish të diskutosh a është shpikje a jo historia e abuzimit të dikujt, kur nuk ke asnjë mënyrë për ta provuar apo s’ke pse ta provosh.
Egli vazhdoi të shpjegonte se fakti që “nuk iu dha shpjegim atij rrëfimi”, e bëri të dyshonte në vërtetësinë e tij. Patjetër që e mbylli duke kërkuar falje.
#3. Eliminohet Danja
#4. Afrohen Egli me Gjestin
U puthën dhe “ndjeva emocion” tha Gjesti. E gjitha kjo për të përsëritur avazin në darkë duke thënë se janë vetëm shokë. Ne jemi lodhur me kohë nga të tilla sjellje të Gjestit, po Egli ende jo mesa duket. Ajo tha që janë çift sërish, po vrasim mendjen nëse ia kishte thënë dhe Gjestit këtë përditësim më parë. #FreeOurEgli
#5. Finalisti i tretë: Gjesti
#6. Eliminohen Jozi dhe Loredana
Pak minuta para bëmës…
#7. Finalistja e katërt: Egli
E papritur përpara Gertës, siç tha dhe ajo vetë.
#8. Televotimi i fundit
Takimi i radhës dhe i fundit, të shtunën e 19 prillit.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.