Celebrity

Harrojeni J.Lo! Ben Affleck i ka vënë syrin YLLIT të Hollywood

Shkruar nga Anabel

13 Prill 2025

Harrojeni J.Lo! Ben Affleck i ka vënë syrin YLLIT të Hollywood
Ben Affleck është sërish beqar pas ndarjes nga Jennifer Lopez, dhe ish-gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, Jennifer Garner, nuk duket e interesuar të ribashkohen.

Mbase mendonit se mund t’i kenë shteruar alternativat, por bota është më e madhe se aq dhe ka gjithmonë opsione. Ndërsa ne mendojmë se ai ka “ngecur” mes ish-bashkëshorteve, aktori dhe regjisori mund të ketë gjëra të tjera në mendje, sipas informacioneve të Daily Mail.

Dëshira e tij e radhës është Angelina Jolie, e cila po ashtu është e divorcuar, nga Brad Pitt, dhe (me sa dimë) nuk është në një lidhje dashurie. Edhe pse ajo ka thënë se do të preferonte që në këtë fazë t'i përkushtohej fëmijëve dhe karrierës, burime anonime thonë se aktorja mund edhe të konsiderojë një lidhje romantike me Ben Affleck.

“Ben gjithmonë ka menduar se ajo është seksi dhe e ka admiruar karrierën e saj. Ai mendon se Jolie është e zgjuar ”, thotë burimi anonim. "Atij i pëlqen edhe fakti që ajo ka pasur rol drejtues në shumë filma, ndaj me siguri do të kishin shumë për të diskutuar në një takim. Për më tepër, dyshes i përputhet edhe mosha: Affleck 52 dhe Jolie 49.”

Nëse ky skenar konfirmohet, nuk do të ishte hera e parë që Affleck krijon një lidhje dashurie me një ish-partnere të Brad Pitt. Të dy aktorët kanë qenë më parë në një lidhje me Gwyneth Paltrow për tre vjet secili – Pitt nga 1994 në 1997 dhe Affleck nga 1997 në 2000.

Harrojeni J.Lo! Ben Affleck i ka vënë syrin YLLIT të Hollywood

Epo, urime!

Artikuj të sugjeruar: