Art & Libra

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare shkrimtari legjendar, Mario Vargas Llosa

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare shkrimtari

Shkrimtari i njohur peruan, Mario Vargas Llosa, laureat i Nobelit për letërsinë dhe një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë, ndërroi jetë të dielën. Ai dha frymën e fundit në moshën 89-vjeçare. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familja e tij.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se babai ynë, Mario Vargas Llosa, ndërroi jetë i qetë sot në Lima, i rrethuar nga familja e tij”, lexohej në një letër të nënshkruar nga fëmijët e tij Álvaro, Gonzalo dhe Morgana dhe të postuar nga Álvaro në X.

Shkrimtari dhe dramaturgu peruan konsiderohej si një nga romancierët dhe eseistët më të mëdhenj bashkëkohorë. Ai u vlerësua me Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 2010. Ndër romanet e tij më të famshme janë "Qyteti dhe Qentë" (1963), "Shtëpia e Gjelbër" (1966), "Biseda në Katedralen" (1975).

Vargas Llosa u kthye për të jetuar në Lima në vitin 2022, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Europë që nga viti 1990, kur ai kandidoi në zgjedhjet presidenciale të Perusë si kandidat i një koalicioni të qendrës së djathtë.

Një nga zërat më domethënës në letërsinë e Amerikës së Jugut, ai u bë i njohur me romanet realiste "Qyteti dhe Qentë", një përshkrim brutal dhe realist (pjesërisht autobiografik) i jetës në kolegjin ushtarak të Limës, dhe "Shtëpia e Gjelbër", një roman i vendosur në një bordello në provincën peruane.

Në vitin 2010, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi "për hartografinë e tij të strukturave të pushtetit dhe imazhet e tij të mprehta të rezistencës, revoltës dhe disfatës individuale".