Celebrity

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti i japin fund lidhjes: Familja e tij po fluturon nga gëzimi?!

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti i japin fund lidhjes: Familja e tij po

Historia e dashurisë mes Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti Provera duket se ka marrë fund. Dashuria mes tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë zhurmës mediatike dhe jo vetëm.

Dyshja ranë në dashuri në një kohë shumë delikate dhe të vështirë: Chiara po divorcohej dhe po përballej me një “vorbull” polemikash që nga jeta personale e deri te ajo profesionale. Nga ana tjetër, Giovanni dukej gati për të qenë pranë saj me çdo kusht, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi apo mohoi lajmin e romancës mes tyre.

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti i japin fund lidhjes: Familja e tij po

Por dashuria duket se nuk ka mjaftuar dhe mediat shkruajnë se dyshja janë ndarë, lajm i cili ka sjellë gëzim në familjen dhe rrethin shoqëror të Giovanni.

E para që dha këtë lajm ishte gazetarja Grazia Sambruna.

“Nëna e tij, tashmë është gati të hapë shampanjë, të organizojë një festë luksoze për fundin e kësaj lidhjeje, të cilën e ka konsideruar që në fillim si një lloj murtajeje në Egjipt”.

Që kur Chiara dhe Giovanni filluan të dilnin së bashku, është folur për pakënaqësi brenda familjes së tij. Askush, dhe në veçanti nëna e tij, Cecilia Pirelli, nuk e aprovonin këtë histori dashurie.

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti i japin fund lidhjes: Familja e tij po

Ndarja, nëse konfirmohet, do të vinte pas festës së parë familjare së bashku mes dyshes. Marsin e kaluar Vittoria, vajza e Chiara-s, festoi ditëlindjen e saj të 4-të dhe në festë mori pjesë edhe Giovanni.

Kush është Giovanni Tronchetti Provera?

Chiara Ferragni dhe Giovanni Tronchetti i japin fund lidhjes: Familja e tij po

Giovanni Tronchetti Provera është një sipërmarrës italian, i njohur për rolin e tij si president dhe CEO i ‘Pirelli’-t, kompanisë së njohur për prodhimin e gomave. Familja e tij, Tronchetti Provera, ka një ndikim të madh në Itali dhe është e lidhur ngushtë me grupin ‘Pirelli’. Ata gjithashtu janë të angazhuar në filantropi përmes Fondacionit Silvio Tronchetti Provera, i cili mbështet kërkimin shkencor dhe inovacionin. Familja e tij është një ndër më të pasurat në shtetin fqinj.

Artikuj të sugjeruar: