TV Mania

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer në BBVA

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer

Katër edicione, katër opinioniste të ndryshme, një traditë tashmë për “Big Brother VIP Albania”, ku gjithçka ndryshon përveç një figure që mbetet stoike: Arbër Hajdari. Ai ka qenë i pranishëm në të katër sezonet si opinionist, ndaj dhe nuk u përfshi në sondazhin tonë, që iu dedikua vetëm bashkëopinionisteve të tij ndër vite.

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer

Sipas votimeve të lexuesve tanë, Zhaklin Lekatari ka dalë si opinionistja më e preferuar, duke marrë 42% të votave. Pavarësisht polemikave që shkaktoi në rrjet apo në studio, duket se qëndrimet e drejtpërdrejta dhe analiza sociale që solli Zhaklina, janë vlerësuar gjerësisht nga ndjekësit.

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer

Në vendin e dytë, me 27%, renditet Balina Bodinaku, opinionistja e parë e këtij formati, e cila kishte analiza të qeta dhe politikisht korrekte.

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer

Ori Nebijaj, opinionistja e sezonit të tretë, renditet në vendin e tretë me 17%. E ardhur nga politika dhe media, Ori solli një stil të moderuar dhe të butë, që mesa duket nuk mjaftoi për ta ngjitur më lart në renditje.

Sondazhi i Anabel: Ja cila është opinionistja më e pëlqyer

Në fund të listës qëndron Neda Balluku, opinionistja e sezonit të fundit, me 15% të votave. Me një profil serioz dhe me përvojë në trajtimin e çështjeve sociale, duket se Neda ende nuk ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me shumicën e ndjekësve të formatit.