Flokët

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju shpëtojnë nga halli

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Dave Benett/Getty Images

Mos kini frikë të zgjidhni një model flokësh më të shkurtër nëse keni flokë të hollë. Ndonëse mund të duket e frikshme t'i prisni flokët që keni rritur me mund për një kohë, në fakt, një prerje e shkurtër e flokëve mund t'i bëjë ato të duken shumë më të plotë, pavarësisht nëse keni probleme me rënien e flokëve apo keni pasur gjithmonë flokë të rrallë.

Këshilla për stilimin e flokëve të hollë

Parukierët pajtohen se një nga mënyrat më të mira për të siguruar që flokët më të hollë të duken të bollshëm dhe të trashë është të siguroheni që stili të jetë i prerë drejt - kjo e mban siluetën të fortë dhe krijon iluzionin e plotësisë. Ju nuk keni domosdoshmërisht nevojë për shkallëzim dhe baluket mund të ndihmojnë gjithashtu, duke shtuar detaje dhe formë rreth fytyrës.

Sigurisht, stilimi mund të luajë një rol të madh në krijimin e volumit dhe ka një mori formulash të zgjuara në treg që e bëjnë të lehtë punën dhe ju kursejnë kohë. 

Filloni me një dyshe: shampo dhe balsam që premton të shtojë volumin.

Kur bëhet fjalë për stilimin, kërkoni shkuma për të shtuar volum që qëndron gjatë gjithë ditës.

Stilisti i famshëm i flokëve, David von Cannon, thotë se “për flokët e hollë, mendoj se çelësi është të mos përpiqeni shumë."

Pra, nëse doni të prisni një bob të thjeshtë, të drejtë apo një model me shkallëzim, ndiqni udhëzimet e këtyre vajzave të famshme për frymëzim.

#1. Prerje "bob" me onde

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: John Shearer/Getty Images

"Valët e plazhit" si të Olivia Wilde-t i japin menjëherë prerjes së saj më shumë volum.

#2. Prerje "bob" me gjatësi mesatare

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Amy Sussman/Getty Images

Një prerje me gjatësi mesatare që kornizon fytyrën i bën flokët të duken të plota pa u ndjerë shumë "të ngrirë" si modeli paraardhës.

#3. Prerje "pixie" me shkallëzime

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Kevin Mazur/Getty Images

#4. Shkallëzim sipas fytyrës

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Rodin Eckenroth

Një prerje e drejtë rreth gjatësisë së klavikulës me shkallëzim anash fytyrës do t'i shtojë formë dhe lëvizje flokëve tuaj të shkurtër dhe të hollë.

#5. Prerje "bixie" (bob+pixie) me onde

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Stephane Cardinale - Corbis/Getty Images

#6. "Bob" i prerë drejt, i stiluar nga njëra anë

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Steve Granitz

Të gjithë profesionistët pajtohen: prerjet e drejta janë mënyra më e mirë nëse keni flokë shumë të hollë.

#7. "Bob" i stiluar në mes

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: Dave Benett/Getty Images

#.8 Onde të kthyera nga njëra anë

Për gocat me flokë të rrallë: Këto modele do ju
Photo: George Pimentel

Shtimi i kaçurrelave është një mënyrë e garantuar për të krijuar volum për flokët e hollë të shkurtër.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Vogue