Gerta Gixhari, e ftuar në “Big Brother Fun Club”, ka folur ndër të tjera për përvojën e saj në “BBVA 4”, si dhe eliminimin nga shtëpia 1 javë para finales së 19 prillit. Gerta u shpreh se kishte besim se do të shkonte në finale dhe nuk e kuptoi se çfarë e penalizoi para lojës së Eglit.
“Kisha besim që do shkoja në finale dhe këtë e ndjeva dhe jashtë. Ai besim që kam pasur brenda shtëpisë më rezultoi se nuk ishte bosh. Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi. Njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë”, tha ajo.
Gerta gjithashtu ceku edhe rivalitetin me Rozanën dhe Laertin, ku analizoi edhe lojën e tyre.
“Pa dyshim që (Rozana) ka qenë një nga kundërshtaret e mia më të forta aty. Por ne kishim një diferencë të madhe sepse Rozana sulmet i kryente përmes të tjerëve, ndërsa unë jam përballur me atë e vetme, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Por unë mendoj që kundërshtar tjetër i fortë për mua ka qenë edhe Laerti”.
Ajo shtoi se mendon se Laerti e harronte se kishte përballë një grua, referuar gjesteve të tij:
“Madje, mendoj se përballjet me Laertin kanë qenë dhe më të tensionuara. Mendoj që Laerti shpeshherë harronte që po i drejtohej një gruaje dhe jo një burri me veprimet dhe gjestet që bënte. Unë këtë po e them këtu sepse nuk kam dashur në asnjë moment ta përdor brenda sepse dukej sikur po viktimizohesha”.
E pyetur nga moderatorja Heidi Baci se si është marrëdhënia e saj me Oltën, Gerta konfirmoi për të 100 herë se raportet janë të mira dhe si çdo njeri që ka motra dhe vëllezër, mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.
“Unë nuk e di pse risillet kjo temë herë pas here. Marrëdhënia me motrën time besoj u vulos me hyrjen e Oltës në shtëpi. Pastaj, mendoj që askush këtu nuk mund të thotë që nuk kanë pasur asnjë zënkë apo mosmarrëveshje me motrat apo vëllezërit e tyre”.
Kujtojmë se finalistët e “BBVA 4” janë: Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli. Mund të votoni në këtë sondazh të preferuarin/ën tuaj.