Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shefi i NATO-s rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën gjatë vizitës së papritur në Odesa

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet "e palëkundur", ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë janë ofruar për sigurinë e vendit në tre muajt e parë të 2025.

Mark Rutte bëri një vizitë të papritur në Ukrainë të martën dhe u takua me presidentin, Volodymyr Zelensky, në qytetin port jugor të Odesës.

"Unë jam këtu sot sepse besoj se populli i Ukrainës meriton paqe të vërtetë dhe siguri në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre," tha Rutte gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zelensky.

Sulmohen me armë burgjet në Francë, digjen automjetet

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Disa burgje në Francë janë sulmuar me armë dhe disa automjete pranë tyre janë djegur, sipas autoriteteve vendase.

Autorët qëlluan drejt një burgu në Toulon, ndërsa automjetet u dogjën në parkingjet e disa burgjeve, sipas raportimeve dhe postimeve të ndryshme të mediave franceze të shpërndara në rrjetet sociale.

Përveç Toulon, burgjet e tjera që u sulmuan ishin në zonat e Aix-en-Provence dhe Marseille, Valence dhe Nîmes, Luynes, Nanterre dhe Villepinte.

Arrestohen 20 emigrantë shqiptarë: Me jaht drejt Britanisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi 20 migrantë u gjetën të fshehur në një jaht luksioz që kishte si destinacion Bregun Jugor të Britanisë.

Anija e madhe luksoze besohet se ka lundruar nga Brest, Francë dhe është kapur në Kanalin anglez gjatë rrugës për në Newquay të dielën.

Gjatë kontrollit u gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës.

Të gjithë dyshohet se janë shtetas shqiptarë, teksa 19 burrat dhe një grua janë arrestuar dhe pritet të dëbohen nga Britania e Madhe.

Ushtarët kinezë pretendojnë se janë mashtruar nga Rusia

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dy ushtarë kinezë të kapur peng duke luftuar kundër Ukrainës deklaruan se Rusia i ka mashtruar gjatë gjithë kohës.

Wang Guanjung dhe Zhang Renbo u kapën duke luftuar për Rusinë në Ukrainën lindore në fillim të këtij muaji, sipas mediave vendase.

Të veshur me kostum ushtarak, dy ushtarët thanë në një konferencë për mediat:

 “E gjithë Rusia na ka ushqyer me gënjeshtra. Rusia nuk është aq e fortë sa pretendojnë dhe Ukraina nuk është aq e prapambetur sa thonë ata.”