Celebrity

Johhny Depp ndryshon look për rolin e ri dhe NUK njihet

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Johhny Depp ndryshon look për rolin e ri dhe NUK njihet

Është zyrtare: Xhirimet për filmin e ri të Johnny Depp kanë nisur në Spanjë. Bëhet fjalë për filmin "Day Drinker", me regji të Marc Webb, ku ai luan bashkë me Madelyn Cline dhe Penélope Cruz.

Po ashtu, fotot e para të xhirimeve janë bërë publike dhe jemi të shtangur: Johnny Depp nuk njihet!

Ajo që dihet është se ai luan rolin e një të ftuari "misterioz" në një jaht privat, i cili takohet me një banakier të pikëlluar (Madelyn Cline) dhe një kriminele (Penélope Cruz).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Match (@parismatch)

Filmi shënon rikthimin e tij të parë të madh në kinemanë amerikane, pas gjyqit në vitin 2022, kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Që atëherë, aktori është fokusuar në projekte europiane, si filmi francez "Jeanne du Barry" dhe vepra e tij regjisoriale "Modì".

Megjithatë, oferta që i është bërë nga Webb duhet të ketë qenë joshëse, pasi regjisori ka bashkëpunuar edhe në tre filma të tjerë me Depp dhe Cruz: "Blow", "Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides" dhe "Murder on the Orient Express".

Burimi: Marie Claire