Shumica prej nesh kanë nuanca të panumërta buzëkuqi. Në varësi të rastit, stinës apo thjesht humorit, ne zgjedhim ngjyrën që preferojmë, duke e bërë grimin të funksionojë si një “aksesor ekstra” i çdo look-u.
Por çfarë ndodh me rimelin? Shumica dërrmuese preferojnë të zezën klasike, me një përqindje të vogël që i thotë po ngjyrës kafe. Por a ka ardhur koha t'i shtojmë pak ngjyrë qerpikëve tanë? Sidomos në muajt në vijim, rimelët me ngjyra do t’i shohim kudo.
Tregu ofron shumë nga rimelët tanë tashmë të preferuar në nuanca të shumta, duke u përshtatur kështu me çdo preferencë, si dhe çdo ngjyrë sysh. Një rimel në një nuancë më ekscentrike mund të aplikohet për t'i dhënë pak intensitet pamjes ose për të kompletuar një look më kreativ.
Cilido stil që preferoni, ju sugjerojmë të provoni një nga nuancat e mëposhtme në ngjyrë blu, vjollcë, rozë, burgundy etj.
Burimi: Marie Claire