Instagramming

Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen publikun

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen

Pas paralajmërimit të bujshëm për rikthim dhe ndryshim të industrisë muzikore, Getoar Selimi ka publikuar këngën e dytë nga albumi i tij i ri “5 Kurora”. Megjithatë, ashtu si kënga e parë, edhe kjo prurje e radhës është pritur me reagime negative dhe skepticizëm nga njerëzit.

Kënga “Vafankulo”, një bashkëpunim me Melinda Ademin, është kritikuar për mungesën e risive, tekstin e dobët dhe përsëritjen e të njëjtave fraza si në shumë këngë të tjera.

Të shumtë janë komentet që e konsiderojnë këngën si thjesht një vazhdim i asaj që kanë dëgjuar vitet e fundit, pa ndonjë thellësi artistike apo qasje ndryshe.

“Pritëm më shumë, as 20% e çfarë kemi pritur nuk është,” shkruan dikush. “Nëse ky është ndryshimi që the se do sillje, atëherë je kthyer në të njëjtat frekuenca si të tjerët,” thotë një tjetër.

Vërehen edhe krahasime me artistë të tjerë, madje disa janë edhe më të ashpër duke thënë se kënga nuk dallon shumë nga ajo që quhet "llum i estradës".

Getoari ngjalli kureshtje përmes deklaratave ku shprehej se albumi i ri “nuk është thjesht muzikë, por histori, vibe dhe energji që do të trondisë themelet e skenës”. Por komentet e publikut tregojnë se as kënga e dytë nuk i ka përmbushur këto pritshmëri.

Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen
Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen
Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen
Premtoi revolucion në muzikë, por kënga e Getoarit zhgënjen