Celebrity

William Levy flet pas arrestimit: “Njoha njerëz të rinj në qeli”

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

William Levy flet pas arrestimit: “Njoha njerëz të rinj në

Aktori 44-vjeçar, William Levy ka reaguar për herë të parë pas arrestimit, duke dhënë një deklaratë për mediat, teksa po largohej nga burgu i qarkut Broward.

Aktori pranoi se e kishte tepruar me pijen, por mohoi të kishte nisur ndonjë debat me dikë tjetër.

“Krejt papritur, dikush filloi të debatonte me një djalë tjetër dhe unë u futa në mes, duke e zbutur situatën. Tani jam unë ai që përfundova në pranga," tha ai.

Gjithashtu, ai mohoi të jetë treguar agresiv me punonjësit e restorantit ku ndodhej.

“Unë u përpoqa të qëndroja i qetë gjatë gjithë kohës. Në fund isha unë ai që duhej të largohej,” tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Javier Díaz TV (@javierdiaz_tv)

Nga ana tjerët ai përshkroi edhe eksperiencën në qeli.

 “Ishte normale. Nuk e di nëse bëra miq të mirë, por takova disa njerëz të rinj.”

William pagoi një garanci prej 500 dollarësh për t’u liruar. Ai u arrestua nën akuzë për dehje dhe si pasojë shkaktim të shqetësimit publik.

William Levy flet pas arrestimit: “Njoha njerëz të rinj në

Për momentin, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelave spanjolle nuk e kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Artikuj të sugjeruar: