High Tech

Lajm i mirë për familjarët tanë që s’i lëshojnë telefonat nga dora!

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Lajm i mirë për familjarët tanë që s’i

Frika se pajisjet si telefonat inteligjentë dhe tabletët mund të shkaktojnë “demencë dixhitale” është hedhur poshtë nga një studim i ri, i cili tregon se të moshuarit që përdorin rregullisht teknologjinë kanë më pak gjasa të përjetojnë rënie të aftësive mendore.

Studimi përfshiu mbi 400,000 persona mbi moshën 50 vjeç, dhe tregoi se përdorimi i kompjuterëve, telefonave dhe internetit lidhet me rrezik më të ulët për rënie të aftësive konjitive*.

Aftësi konjitive* - funksionet mendore që na lejojnë të përpunojmë informacionin, të mësojmë, të kujtojmë, të mendojmë, të zgjidhim probleme dhe të marrim vendime. Ato janë baza e të menduarit, të kuptuarit dhe të ndërvepruarit me botën përreth nesh.

Ndonëse nuk është e qartë nëse teknologjia ndihmon trurin apo nëse personat me aftësi më të mira e përdorin më shumë, rezultatet vënë në dyshim idenë e "demencës dixhitale" - term popullor, jo mjekësor, që përdoret për të përshkruar rënien e aftësive mendore si pasojë e përdorimit të tepërt të teknologjisë, sidomos te të rinjtë. 

Dr. Jared Benge nga UT Health Austin tha: “Për brezin e parë që u ekspozua ndaj teknologjisë, përdorimi i saj lidhet me funksionim më të mirë konjitiv – një mesazh më shpresëdhënës sesa pritej.”

Autorët sqarojnë se ndikimi i teknologjisë te truri varet nga mënyra si përdoret: përdorimi pasiv (si televizori) nuk ndihmon, ndërsa përdorimi aktiv dhe angazhues mund të ketë përfitime të mëdha për trurin në plakje.

Ekspertë të tjerë e përshëndetën studimin, duke thënë se sfidon mitin se teknologjia “na bën budallenj”, dhe në vend të kësaj, sugjeron se mund të përmirësojë shëndetin mendor në moshë të thyer.