Celebrity

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin aktrimin

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Jeta në Hollywood mund të duket magjike dhe plot sukses, megjithatë, ajo shpesh fsheh një presion të pashmangshëm dhe pafund pasiguri.

Yjet e kinematografisë, duhet të përballen çdo ditë me presionin e të qenit më të mirët në atë që bëjnë, përmbushjes së pritshmërive të pafundme të audiencës dhe producentëve, si dhe ekspozimit të pandërprerë mediatik, duke mos pasur aspak privatësi.

Megjithatë, për disa, ky presion i vazhdueshëm bëhet rraskapitës. Të tjerë arrijnë një pikë në karrierën e tyre ku besojnë se kanë arritur gjithçka që dëshironin, si financiarisht ashtu edhe profesionalisht. Ndaj, në një moment të caktuar ata vendosin të largohen, duke kërkuar diçka ndryshe, qoftë drejtime të reja profesionale apo një jetë më të qetë.

Së fundmi, Cate Blanchett, një nga aktoret më të njohura të brezit të saj, deklaroi se dëshiron të heqë dorë nga aktrimi.

"Familja ime më shikon me mosbesim sa herë që e them, por e kam seriozisht. Jam duke menduar për të lënë aktrimin. "Ka shumë gjëra të tjera që dua të bëj me jetën time," tha aktorja dy herë fituese e Oscar.

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Kjo deklaratë nxiti një diskutim më të gjerë rreth yjeve të tjerë që vendosën t'i kthejnë shpinën në Hollywood-it dhe të kërkojnë një drejtim të ri profesional.

Greta Gabo

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Greta Garbo, një nga figurat më të mëdha të kinematografisë hoqi dorë nga aktrimi në vitin 1941, pas suksesit të madh që kishte arritur. Vendimi i saj për t'u larguar ishte thjesht personal. Pasi jetoi jetën e saj si një legjendë dhe shijoi famën, Garbo vendosi ruante paqen dhe privatësinë, duke lënë pas Hollywood.

Cameron Diaz: Nga komedia në sipërmarrje

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Cameron Diaz, e dashur nga shumë njerëz kudo në botë për rolet e saj në komedi si "The Mask" dhe "There's Something About Mary", zgjodhi të shkëputej për disa kohë nga aktrimi në vitin 2014. Pavarësisht suksesit të saj të madh, Diaz donte të linte pas presionin e Hollywood dhe t'i përkushtohej jetës së saj personale dhe aktiviteteve të reja profesionale. Që atëherë, Diaz e ka përqendruar vëmendjen drejt sipërmarrjes, duke krijuar kompaninë e saj dhe duke bashkëpunuar me gra të tjera për të ofruar produkte që mbështesin një mënyrë jetese të shëndetshme. Ajo u rikthye në Hollywood në vitin 2020 me filmin “Back in Action”.

Daniel Day-Lewis

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Daniel Day-Lewis , ndoshta aktori më i dashur dhe më i njohur i brezit të tij, njoftoi tërheqjen nga aktrimi në vitin 2017. Ai vendosi të mbyllë karrierën e tij teatrale me filmin "Phantom Thread". Vendimi i tij për t'u tërhequr ishte përfundimtar, pasi ai deklaroi se nuk dëshironte të rikthehej në kinema.

Ai bëri të ditur se dontë të fokusohej te vetja dhe paqja personale, larg kërkesave të pandërprera të Hollywood. Megjithatë, aktori i talentuar vendosi të bëjë një përjashtim dhe rikthehet me rolin kryesor në filmin “Anemone”, i cili shënon edhe debutimin regjisorial të djalit të tij 26-vjeçar, Ronan Day-Lewis.

Jack Nicholson: Më pak presion dhe më shumë privatësi

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Jack Nicholson, i cili është një legjendë e padiskutueshme e Hollywood, u tërhoq nga aktrimi në vitin 2010. Edhe pse nuk e shpalli zyrtarisht këtë vendim, mungesa e tij në filmat e viteve të fundit ka treguar dëshirën e tij për qenë larg nga qendra e vëmendjes.

Sean Connery: James Bond

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Sean Connery, aktori i njohur që ka luajtur James Bond, vendosi të tërhiqej nga aktrimi në vitin 2003. Pavarësisht famës dhe suksesit të jashtëzakonshëm që pati, Connery ndjeu se kishte shijuar gjithçka që Hollywood kishte për të ofruar dhe se ishte koha t'i përkushtohej jetës së tij personale. Largimi i tij ishte përfundimtar dhe nxori në pah dëshirën për të jetuar i qetë dhe pa presion mediatik.

Gene Hackman: Fundi i heshtur i një karriere

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Gene Hackman , një nga aktorët më të talentuar të brezit të tij, u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004 pa bërë shumë bujë ose pa e shpallur zyrtarisht vendimin e tij. Hackman kishte ndërtuar një karrierë legjendare me filma si "The French Connection" dhe "Unforgiven", por zgjodhi të largohej nga aktrimi dhe të jetonte i qetë larg presioneve të botës së kinematografisë.

Bridget Fonda: Një largim pa kthim

Nga Greta Garbo te Cate Blanchett: Yjet që vendosën të linin

Bridget Fonda , e njohur për rolet e saj në filma si "Jackie Brown" dhe "Single White Female", vendosi të tërhiqej nga aktrimi në vitin 2002. Vendimi i saj për t'u larguar ishte pothuajse i heshtur dhe nuk pati më kurrë kthim . Ajo vendosi të fokusohej në jetën e saj personale dhe qëndroi larg vëmendjes së Hollywood, duke treguar se largimi nga qendra e vëmendjes mund të bëhet në heshtje dhe pa pasur nevojë të shpjegohesh për vendime të kësaj natyre.