Showbiz dhe TV

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht. Na falni shumë për mungesën e modestisë, por që…

Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfolloë”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.

“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.

Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh. 

Nejse, le të shkruajmë për arsyen pse keni klikuar!

Seks në “Ferma VIP”?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Ne e prisnim mbase në “BBVA 4”, por (ndoshta) ndodhi te “Ferma VIP”! Limi dhe Alba dhanë ca skena nën jorgan dhe Big Mama, e cila mesa duket ka shkuar në këtë garë për të mbajtur pishtarin e Albës, i tha kësaj të fundit se është e pamoralshme dhe se bën gjëra për vëmendje.

Këngëtarja tha se Limi e ka bërë për “budallaqe” Albën dhe e ka shfrytëzuar për një natë, madje se edhe fermerët po xhirojnë pornografi. Nejse, Bigi, ti ke një këngë “Video Seksi”, ndaj besojmë se seksi nuk është më kaq tabu.

Luanën një herë ta provosh, gjithnjë do ta kërkosh…Të paktën kështu mendon ajo

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Luana është fiks si ai ish-i që kur ndahesh, poston story me kunja në Instagram. Epo, në rastin e Luanës, nuk e shohin vetëm ndjekësit, por të gjithë teleshikuesit e “Ferma VIP 2”. Ndërsa po moderonte, ajo tha një shprehje që na mbeti në mendje (por jo aq shumë sa për ta bërë lajm).

“Mua një herë të më provosh, gjithë jetën do më kërkosh”, referuar aftësive të saj në prezantim. Pra, mund ta kërkojnë sërish në edicionet pasardhëse të spektaklit. 

Ndalo botë! Xumi “konfirmon” ekzistencën e karmës!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Xum Allushi, i ftuar në “Big Brother VIP Fun Club” konfirmoi ligjin e universit dhe domosdo, e lidhi me “raportin” e tij me Eglin. Pasi pa komentet e ç’bëhet vërdallë, tha se ai dhe Egli s’kanë pasur asnjë marrëdhënie, ka respekt për gocën, ama, shtoi se ekziston karma.

Rrofsh Xumi, tani nuk do refuzoj kurrë asnjë njeri në këtë botë!

Mos u merakosni! Redi dhe Danja qenkan mirë e bukur

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Danja ishte po ashtu prezente në “Big Brother VIP Fun Club” dhe meqë e di se sa e shqetësuar është bota për lidhjen e saj me Redin, na tha se folën për çdo gjë, si për ndodhitë edhe lajmet dhe normal, kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin.

Sa i përket G Banit dhe “ndjenjave” të tij, ajo s’e tha tamam-tamam, por *ewh*! Ish-banorët as nuk u përshëndetën!

Dasma e muajit! Motra e Eglit shpreh mbështetje për “çiftin”

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Motra e Eglit festoi nga shtëpia, ndërsa mbahej dasma brenda shtëpisë së “BBVA 4”. Ndonëse ajo u fut në shtëpi, i tha motrës që të dojë veten, por u përball me fjali të tipit: “Moj, po Gjesti është i miiiiirëëë! Ja, takoje”, duket se mbështeti dasmën, për hir të dashurisë që ka për Eglin.

“Unë jam e lumtur kur ti je e lumtur”, u shpreh motra e Eglit, duke mos e pritur lajmin e radhës.

Saga vazhdon! Gjesti heq unazën e “martesës” dhe Egli mërzitet

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Se mos menduat ju se dasma mes Eglit dhe Gjestit ishte finalizimi i një romance! Hehe, e keni gabim! Gjesti, ca orë pas dasmës, hoqi unazën se nuk është gati për ta mbajtur atë. Egli, e cila është gati për unazën, martesën, zhvendosjen në Kosovë, madje kushedi, do jetë edhe në ndonjë shesh të Prishtinës duke nxjerrë xhiro fëmijët që ka me Gjestin, u mërzit dhe u zhgënjye.

Ende çuditemi se si Egli zhgënjehet, por mesa duket, dikush duhet t’i mbajë dorën dhe t’i thotë: “Egli, zemër, ajo dasmë ishte për show”.

Xheneta hedh një kunjë për dasmën e Eglit dhe Gjestit?

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Duke e njohur Xhenetën, ka gjasa! Ajo na tregoi se ka lyer flokët, por edhe tha se “një Xhenki ka bërë nëna”. Vetëbesim, ndoshta kunjë, ose thjesht një përshkrim në Instagram…Nejse, Xhenki, unë ende pres t’i vish Gjestit “surprizë”. Domethënë, duhen balancuar vizitat e ish-ave.

G Bani meriton kurorën si mbreti i dilemave!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

G Bani, ndonëse u largua me Zarf të Zi se goditi Gjestin, ka shprehur pendesë dhe i uron Gjestit fitoren! Përmes një postimi në Instastory, reperi tregon se ka çuar shumë mesazhe që Gjesti të fitojë “BBVA 4” dhe e falenderoi banorin.

“Gjesti, të falemnderit për urimin që bëre për babin tim dhe më fal për sa herë t’kam rënë në qafë pa të drejtë! Kisha dashur të fitoja vetë, ama nga ata që kanë ngelur aty, më dukesh më i miri për çmimin e parë.” Domethenë, “fito ti se unë vetë s’qullosa dot gjë”.

Viti 2025 dhe Sara Gjordeni ende detyrohet të flasë për peshën pas lindjes

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Si e imagjinoja unë botën në vitin 2025? Me makina fluturuese dhe shpikjen e kurës për diabetin.
Si është në të vërtetë? Me lajme se Sara Gjordeni thotë se është 5 kg mbi peshën normale, por edhe nëse nuk i humb këto kg, sërish i ka dhënë jetë një prej krijesave më të bukura që ka parë.

Epo, për rikthimin e Feros në muzikë, duhet t’i kërkojmë llogari vajzës së tij

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Fero, një besimtar i devotshëm, është rikthyer në muzikë dhe tregoi se për këtë vendim e ka motivuar e bija e tij, Nina. Por me shumë mundësi, Nina ende s’e di që në këngën që pritet të publikohet, Fero ka ofenduar ish-bashkëshorten dhe nënën e saj…

Dikush t’i fikë mikrofonin Gert Ferrës!

Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet :)

Gert Ferra ka marrë një mikrofon në “BBVA Fun Club” dhe s’i ndal deklaratat. Ai foli për situatën kur Jozi goditi Gjestin dhe të gjithë u shokuan, përpos Laertit dhe Rozanës.

“Dua t’ju rikujtoj të gjithëve kur po flisnim për Laertin të kujtoni vetëm një sekuencë të vogël që ndodhi të shtunën në darkë kur ai djali i vogël ishte i shtrirë në tokë dhe Laerti kruhej mes të gjithëve bashkë me Rozana Radin. Për mua është ai njeri që e pa atë të rrëzuar të rrënuar dhe nuk vajti t’i vinte një dorë”.