Showbiz dhe TV

Djali i Dafinës ka një Lamborghini për bebe, ende pa lindur

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2025

Djali i Dafinës ka një Lamborghini për bebe, ende pa lindur

Dafina Zeqiri e bëri të qartë: fëmija i saj nuk ka ndërmend të vijë në këtë botë si çdo foshnjë tjetër. Jo, jo. Ai do të udhëtojë me stil. Me shumë stil.

Në një postim në Instagram Story, Dafina publikoi një certifikatë që konfirmon se tashmë është pronare e një karroce që vjen si bashkëpunim mes markës së njohur të karrocave për fëmijë Silver Cross dhe Lamborghini-t, prodhuesi i famshëm i makinave luksoze. Me fjalë të tjera: Një Lambo...por për bebe!

Djali i Dafinës ka një Lamborghini për bebe, ende pa lindur

Kjo karrocë është një nga vetëm 500 në të gjithë botën dhe konsiderohet një vepër arti e lëvizshme.

Djali i Dafinës ka një Lamborghini për bebe, ende pa lindur

Sipas certifikatës (me logo Lamborghini dhe firmë të CEO-së së Silver Cross – shumë serioze kjo punë), kjo është maja e luksit kur vjen puna te karrocat.

Djali i Dafinës ka një Lamborghini për bebe, ende pa lindur

Karroca Lamborghini që ka zgjedhur Dafina kushton rreth 5,000 dollarë – po, pesë mijë! Në thelb, është pothuajse si çdo karrocë tjetër cilësore: thjesht ka logo Lamborghini, materiale cilësore italiane dhe ndoshta të bën të besosh që fëmija yt po del për xhiro në një supermakinë. Nëse një karrocë normale të çon në park, kjo ndoshta të çon te Formula 1.

Ndërkohë ne, të zakonshmit, s’kemi ç’të bëjmë tjetër veçse ta pranojmë me përulësi: djali i Dafinës ka Lamborghini pa lindur, ndërsa ne ende nuk dimë nëse autobusi vjen në orar.