Presidentja e BE-së: "Perëndimi nuk është më si dikur"
Pas tarifave gjithëpërfshirëse të Donald Trump, të cilat Brukseli i ka cilësuar si "të pajustifikueshme", presidentja e Komisionit Europian ka diskutuar në telefon me përfaqësues nga Norvegjia, Islanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Von der Leyen ka folur gjithashtu me kryeministrin kinez, Li Qiang, duke nxitur spekulimet për një përmirësim të marrëdhënies BE-Kinë pas vitesh tensionesh mes tyre.
“Perëndimi, siç e njohim nuk ekziston, më”, ka deklaruar Ursula von der Leyen.
Megjithatë, duke e përshkruar BE-në si një "mik i madh" i Amerikës, ajo këmbënguli se lidhja e gjatë midis të dy anëve të Atlantikut ishte ende njësoj, pavarësisht ndryshimeve të fundit.
Gjurmimi dixhital në platforma të koduara çon në shkatërrimin e kontrabandës së drogës
Operacioni Bulut, i koordinuar nga Europol, çoi në afro 300 arrestime në të gjithë Europën, duke përdorur platforma të koduara për të gjurmuar komunikimet e kriminelëve.
Autoritetet kanë çmontuar katër rrjete të mëdha kriminale përgjegjëse për trafikun e drogës në Bashkimin Europian dhe Turqi, duke arrestuar më shumë se 230 persona në një aksion të njohur si Operacioni Bulut.
Tre arrestimet e fundit u bënë në Holandë dhe Gjermani të mërkurën, duke i dhënë fund operacionit trans-europian. Europol tha se hetimi u zhvillua në shtete të ndryshme dhe përfshiu autoritetet në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Spanjë.
Të paktën 50 të vdekur pasi një varkë mori flakë në Kongo
Një varkë është përmbysur pasi ka marrë flakë në pjesën veriperëndimore të Republikës Demokratike të Kongos (DRC), duke lënë të paktën 50 persona të vdekur dhe qindra të zhdukur.
Dhjetra u shpëtuan pas aksidentit në lumin Kongo vonë të martën mbrëma, por shumë prej tyre u dogjën.
Një kërkim për të zhdukurit është duke u zhvilluar me ekipet e shpëtimit të mbështetur nga Kryqi i Kuq. Varka prej druri me rreth 400 pasagjerë mori flakë pranë qytetit Mbandaka.
Zona tregtare me tarifa zero: Meloni do takojë Trump në Uashington
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi tarifat.
Pas takimit me Trump në Uashington, ajo do të kthehet në Romë për të pritur nënpresidentin amerikan, JD Vance, të premten.
Meloni do të përpiqet të bindë administratën Trump që të negociojë me bllokun 27-anëtarësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi tarifat dhe thuhet se do të jetë në kontakt të rregullt me ??presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
SHBA kohët e fundit hodhi poshtë propozimin e BE-së për tarifat "zero për zero" për makinat dhe mallrat industriale.