Nuancat e duhura në grim luajnë një rol të rëndësishëm, pasi ose i nxjerrin në pah, ose zbehin tiparet tona. Duke zgjedhur ngjyrat e duhura, ne mund të përmirësojmë tonin tonë natyral të lëkurës dhe të krijojmë një rezultat harmonik dhe të këndshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptojmë se cilat ngjyra i përshtaten më mirë lëkurës sonë dhe të zgjedhim produktet që na bëjnë të dukemi dhe të ndihemi më mirë.
Patjetër që ka ekspertë që mund të identifikojnë paletën ideale të ngjyrave për ju, si në veshje ashtu edhe në grim, por nuk është e nevojshme të konsultoheni me një profesionist.
Ndiqni këto dy hapa të thjeshtë për të rinovuar rutinën tuaj të përditshme të grimit:
Identifikoni nuancën e lëkurës suaj: A është e ftohtë apo e ngrohtë? Për ta kuptuar këtë, provoni të vendosni pranë fytyrës diçka në ngjyrë blu të errët (që është një ngjyrë e ftohtë) ose diçka portokalli (që është një ngjyrë e ngrohtë). Nëse sendi blu ju bën të dukeni sikur fytyra merr një gjallëri të menjëhershme, atëherë keni një nuancë të ftohtë dhe duhet të shmangni buzëkuqët në nuanca portokalli. Nëse portokallia ju “jep jetë”, atëherë toni i lëkurës tuaj është i ngrohtë dhe duhet të shmangni buzëkuqët në ngjyra të errëta.
Mendoni se ngjyrat dhe tonet e lëkurës kanë stinë: Çdo stinë ka ngjyrat e veta. Për shembull, bluja e dimrit është blu e thellë deti, ndërsa bluja e verës është më e lehtë, si një blu pastel. Çdo sezon ka tonet dhe paletat e veta të ngjyrave. Konkretisht:
Vera
Nëse keni tone të ftohta të lëkurës, buzëkuqët më të mirë për ju janë në nuancat e ftohta të purpurta ose rozë. Një personazh i famshëm me tone verore është Barbara Palvin.
View this post on Instagram
Vjeshta
Nëse keni një nuancë të ngrohtë dhe lëkurë mesatare ose të errët, ju përshtaten buzëkuqët në nuanca të ngrohta, të tilla si nuanca e manaferrës dhe portokallia. Hailey Bieber është një shembull kryesor.
View this post on Instagram
Dimri
Nëse keni tone të ftohta dhe lëkurë në nuancë të zbehtë, buzëkuqët më të përshtatshëm për ju janë në nuanca të ftohta, të theksuara, si e kuqja e ndezur ose vishnje e erret. Lily Collins përfaqëson në mënyrë perfekte stinën e dimrit.
View this post on Instagram
Pranvera
Nëse keni një nuancë të ngrohtë dhe lëkurë të zbehtë, buzëkuqët në nuanca të ngrohta dhe të buta, si roza e pjeshkës ose koralja e lehtë, do t'ju përshtaten. Një përfaqësuese e famshme e kësaj kategorie është Taylor Swift.
View this post on Instagram
Burimi: Marie Claire