Celebrity

Demi Moore tregon se si u ndje pasi nuk fitoi Oscar: "E dija"

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2025

Demi Moore tregon se si u ndje pasi nuk fitoi Oscar: "E dija"

Nominimi për Oscar në kategorinë “Aktorja më e Mirë”, për rolin e saj në filmin “The Substance”, ishte momenti më i rëndësishëm në karrierën e Demi Moore. Edhe pse aktorja 62-vjeçare ishte pretendente, statuja e artë përfundoi në duart e Mikey Madison për interpretimin e kësaj të fundit në filmin “Anora”.

Demi Moore tregon se si u ndje pasi nuk fitoi Oscar: "E dija"

Një muaj e gjysmë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Demi Moore ka rrëfyer se si është ndjerë realisht pas humbjes.

“Pjesa njerëzore e imja që ka një ego, natyrisht, u ndje e zhgënjyer”, pranoi ylli 62-vjeçar në një intervistë për revistën TIME. “Patjetër që do të kishte qenë fantastike të kisha fituar," shtoi ajo.

Megjithatë, siç zbuloi, ajo kishte parashikuar, madje parandjerë, se do të triumfonte Madison. Gjatë një momenti reklamash në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo u përkul dhe i tha menaxherit të saj, Jason Weinberg:

"Unë mendoj se do të fitojë Mikey."

Megjithatë, aktorja theksoi se nuk e lejoi veten të trishtohej.

“Nuk e di pse e dija, por e dija," tha Moore. "Isha shumë e qetë. Nuk u ndjeva e lënduar. Nuk ndjeva asgjë nga këto."

Moore fitoi më herët një Golden Globe dhe një çmim SAG për performancën e saj si Elizabeth Sparkle. Aktorja ka fituar gjithashtu çmime nga Critics Choice, BAFTA, Festivalet e Filmit Hamptons dhe Savannah, Cinémathèque française, SFFILM, Kansas City dhe të tjera.

Artikuj të sugjeruar: