Celebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të Michelle Trachtenberg

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2025

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të Michelle Trachtenberg

Michelle Trachtenberg, ylli i “Gossip Girl”, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale. Aktorja, sipas ekzaminimeve mjekësore, humbi jetën si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga diabeti.

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të Michelle Trachtenberg

Trachtenberg ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare. Ajo u gjet pa shenja jete në shkurt, vetëm disa kohë pasi i ishte nënshtruar një operacioni për transplant të mëlçisë. Megjithatë, u desh ekspertiza e saktë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar më herët se e ndjera kishte probleme me alkoolin për disa vite.

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të Michelle Trachtenberg

Trachtenberg u bë e famshme në moshë të re. Duke filluar karrierën në moshën tre vjeçare, ajo luajti në reklama dhe më pas në filma për fëmijë. Më vonë u bë një emër i njohur për rolin si Dawn Summers në "Buffy the Vampire Slayer” dhe Georgina Sparks në "Gossip Girl".

Zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të Michelle Trachtenberg

Artikuj të sugjeruar: