Celebrity

Thumb ndaj Drake? Serena Williams flet për kërcimin që ndezi internetin

Shkruar nga Anabel

17 Prill 2025

Thumb ndaj Drake? Serena Williams flet për kërcimin që ndezi

Pas bujës së madhe që shkaktoi dalja e saj në skenë gjatë performancës epike të Kendrick Lamar në Super Bowl 2025, Serena ëilliams vendosi të flasë dhe të sqarojë publikisht se nuk kishte asnjë qëllim për të thumbuar Drake.

Ylli i tenisit, e cila këtë javë u rendit si një nga 100 personat më me ndikim të vitit 2025 nga revista Time, foli për daljen e saj gjatë performancës së Kendrick Lamar në Super Bowl në muajin shkurt.

Williams u ngjit në skenë duke kërcyer gjatë këngës “Not Like Us”, një diss i hapur ndaj Drake, pjesë e një përplasjeje të gjatë dhe publike mes dy artistëve. Megjithatë, Serena tha se pjesëmarrja e saj nuk kishte asnjë lidhje me këtë konflikt.

Thumb ndaj Drake? Serena Williams flet për kërcimin që ndezi

“Absolutisht jo,” u shpreh ajo për Time. “Kurrë nuk do të bëja një gjë të tillë.”

Ajo shtoi më tej:

“Ishte e trishtueshme që dikush mund ta mendonte këtë gjë. Por e kuptoj se pse e kanë perceptuar në atë mënyrë.”

“Nuk kam pasur kurrë ndjenja negative ndaj tij (Drake). E njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh,” theksoi Serena, e cila është përfolur se në vitin 2011 ka qenë në një lidhje me Drake dhe madje ai ka ndjekur disa nga ndeshjet e saj si tifoz i zjarrtë.

Thumb ndaj Drake? Serena Williams flet për kërcimin që ndezi

Ylli i tenisit zbuloi se ajo dhe Kendrick Lamar kishin kohë që përpiqeshin të bashkëpunonin, dhe kur fituesi i çmimeve Grammy e ftoi ta shoqëronte në skenë për performancën në Super Bowl, ajo e pa si një mundësi për të vënë në pah qytetin e saj të lindjes, Compton, Kaliforni - i njëjti qytet ku është rritur edhe Lamar.

“Kush do ta kishte menduar që një teniste nga Compton do të renditej si një ditë ndër më të mirat e të gjitha kohërave?” tha ajo. “Ishte thjesht një mënyrë për të vënë një pikëçuditëse mbi këtë rrugëtim.”