Emri i Billie Eilish, ashtu si zëri i saj, stili, çmimet dhe gjithçka tjetër, është pjesë e asaj që e bën kaq unike si artiste. Prandaj është surprizuese të dëgjosh se Billie në fakt e urrente emrin e saj kur ishte e vogël. Madje, këngëtarja pranoi se dëshironte shumë një emër “vajzëror”.
Në një intervistë për British Vogue, Billie iu përgjigj pyetjeve të bëra nga të famshëm të tjerë. Pyetjet varionin nga Chappell Roan, e cila e pyeti pse Billie hoqi dorë nga thonjtë e gjatë (përgjigjja: për të luajtur instrumente), deri te Stella McCartney që pyeti nëse ajo dhe vëllai i saj mund të lexojnë mendimet e njëri-tjetrit (përgjigjja: po, sidomos kur shkruajnë muzikë bashkë).
Dhe pastaj erdhi pyetja nga Idris Elba për emrin: “A ishe krenare për emrin tënd apo ndiheshe në siklet?”
Billie, e cila mban emrin e gjyshit të saj, u tregua e sinqertë në përgjigje, duke zbuluar se “absolutisht e urrente” emrin Billie kur ishte fëmijë. “Mendoja se Billie ishte emër për djem.” Këtë e dëgjonte çdo ditë.
“Më kujtohet që isha shumë e zemëruar dhe gjithçka që doja ishte një emër vajzëror, si Violet apo Lavender, diçka e bukur dhe me lule.”
Ajo vazhdoi:
“Është qesharake, sepse tani nuk ka asnjë emër tjetër në univers që mund të jetë emri im përveç Billie. E dua emrin tim shumë, shumë, shumë.”
Artikuj të sugjeruar: