Bella Hadid sapo i tregoi botës se si duket nxirja ideale, në një trup ideal. Supermodelja u shfaq e veshur me një palë bikini, duke pozuar për markën e njohur të rrobave të banjës "Frankies Bikinis".
Bikinit, të cilat janë pjesë e bashkëpunimit të ri të supermodeles me markën, ka një pjesë të sipërme në formë shalli, një stil që ishte shumë popullor në fillim të viteve 2000, ndërsa pjesa e poshtme ka lidhëse nga të dyja anët.
Hadid e kompletoi look-un e saj në plazh me një palë vathë me gurë dhe byzylykë të trashë argjendi.
E dimë, duhet të nisim palestrën!
Burimi: Marie Claire