Moderatori Labinot Gashi ka folur sërish në "RTV Dukagjini" për raportin e krisur me Dafina Zeqirin, duke theksuar se ajo nuk e ka vlerësuar. Labinoti dhe Dafina, dikur miq, sot nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram”, tha ai.
Më tej, Labinoti rrëfeu se ai ka ngrënë bukë me të dhe i ka qëndruar pranë për vite me radhë, duke sqaruar se e ka quajtur “mosmirënjohëse” për shkak se këngëtarja nuk e ka ftuar në ditëlindje:
“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta “mosmirënjohëse”, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në “Big Brother”, vijoi ai.
Por sërish, Labinoti nuk e kurseu një urim për shtatzëninë e këngëtares:
“Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti”, tha ai.
Në prill të vitit 2023, Labinoti, në një intervistë për “Prive” tregoi se ai i hodhi një kunjë Dafinës, ku e quajti “mosmirënjohëse” në një postim në Instagram. I pyetur nga “Prive” nëse postimi ishte thjesht rastësi, Labinoti saktësoi:
“Nuk ishte rastësi, por nuk ishte vetëm për të [Dafinën], por për të gjithë njerëzit e tjerë. Në fakt, këtu po e them për herë të parë, [postimi] nuk ishte vetëm sepse në festë nuk ishte Labi, por nuk pashë shumë njerëz që ishin në fillimet e hershme të Dafinës”, referuar epokës kur rrjetet sociale dhe YouTube nuk kishin fuqinë që kanë sot dhe artistët promovoheshin kryesisht nga figurat televizive. Ai e ka mbështetur gjithnjë Dafinën në hapat e saj në karrierë.
“Po e flas haptazi për shkak se as unë nuk i harroj njerëzit që në fillimet e mia të karrierës më kanë përkrahur,” tha ai asokohe.
Artikuj të sugjeruar: