TV Mania

Gjesti flet për incidentin me Jozin: “Jam ndjerë i pavlerë”

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2025

Gjesti flet për incidentin me Jozin: “Jam ndjerë i

Gjesti, gjatë klipit të tij ku rrëfeu eksperiencën në “BBVA 4”, foli ndër të tjera edhe për incidentin me Jozefin Markun, i cili pak para se të largohej nga shtëpia, e goditi me shpullë. Finalisti tregoi se u ndje i pavlerë pas atij incidenti dhe se kjo i ndodhte për herë të parë në jetë.

“(Momentin që nuk kam për ta harruar kurrë) ka qenë kur ka pasur prekje fizike, ku një banor më ka prekur me gjithë atë fuqi. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Jam ndjerë shumë rëndë dhe njeri pa vlerë”, u shpreh Gjesti duke shtuar se ky rast dhe ndodhitë e tjera në “BBVA 4” e kanë bërë më të fortë.

Gjesti flet për incidentin me Jozin: “Jam ndjerë i

Për herë të parë ka reaguar gjithashtu edhe Jozi, i cili përmes një postimi në Instastory u shpreh:

“Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar... por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë(i): Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis”.

Reagimin e tij të plotë e lexoni këtu.