Gjesti (Besart Kelmendi) është shpallur fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke fituar kështu çmimin e madh!
Ai u zgjodh si i preferuari i publikut në një televotim kokë më kokë me Rozana Radin, pas eliminimit të Eglit dhe Laertit, të cilët ishin gjithashtu konkurrentë në finale.
Gjesti është një ndër konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni, falë marrëdhënies së tij me Egli Takon, si dhe lojën brenda shtëpisë së famshme. Kujtojmë që Gjesti ka qenë konkurrent edhe në “Big Brother VIP Kosova”.
Fituesi i bashkohet listës së 3 triumfuesve të reality show-t në Shqipëri: Ilir Shaqirit, Luiz Ejllit dhe Egla Cenos.
Artikuj të sugjeruar: