Fundet janë zakonisht të trishta, po me finalen e djeshme sado që u sforcuam, nuk na u prek dhe aq shumë ndonjë tel i zemrës. I vlerësojmë përgatitjet e produksionit për të nisur mbrëmjen si një Broadway show. Ju vlerësojeni vetë rezultatin:
View this post on Instagram
Yjet tanë ndërkohë u pajisën me kutinë e fundit që përmbante një send që do i përcillte nga shtëpia. U morëm me hapjen e këtyre kutive gjatë mbrëmjes.
#1. Laerti – një qeleshe
Laerti u surprizua nga mami Rebeka (që mund të jetë personazhi më i bukur i këtij edicioni) dhe disa njerëz të fisit.
Një djalë orator që s’e njihte njeri, se ç’bëri ca krahasime absurde të Laertit me një Osman Takë të papërkulur që na la konfuzë për të thënë më të paktën.
Qershia mbi tortë për Laertin, po vazhdim i ndjenjës së konfuzionit për ne, ishte dhe një përurim i tij si qytetar nderi i Leskovikut.
#2. Rozana - një penë dhe kallamar në kuti
Rozana se ç’kishte dhe e prekte çdo gjë mbrëmë, edhe kur s’ishte gjë emocionale.
Ngatërruan pak rolet e artistëve dje dhe çuan Rozin në amfiteatër në vend të Laertit.
Një performancë fëmijësh ishte përgatitur për Rozanën besojmë, po s’e kuptuam pse s’u takuan kurrë dy palët.
U shfaq më në fund dhe motra “misterioze” e Rozanës që përmendej kurdo, funksiononte si rregullatore dhe nuk u pa kurrë me figurë. Përshtypje na bëri falja që i kërkoi Rozi së motrës, Andeta Radit, për “gjithçka që i kishte bërë”.
#3. Egli – Gjesti
Meqë u bë e mërzitshme situata, na duhej të diskutonim për raportin më të paqëndrueshëm që s’na ka dhënë asnjë moment të vogël sadopak siguri apo besim për marrëdhënien mes tyre. Nuk është se u sqarua gjë gjithsesi, thjesht u evidentua fakti që çifti kanë qenë shumë “të qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë e tyre”, me këtë shprehjen që na është bërë si burri i nënës tashmë.
#4. Egli - një yll
Surpriza 98243804884744093 nga motra.
Rikthimi 26272829333838 në studion e Big-ut.
Fjalët që na dhanë sëkëlldi, po u fshehën nën petkun e “motivimit” nga Deamishel, Argjira, Agnesa Vuthaj dhe Sara Gjordeni.
Takimi me mamin në fund.
#5. Gjesti – Një mikrofon
Këndimi para një skene dhe publiku.
Takimi me familjarët.
#6. Eliminohen Egli dhe Laerti
Fikin dritat Rozana dhe Gjesti.
#7. Fiton BBVA4 Gjesti
Urime Gjesti se dhe ne si ti mendojmë se fjalët e tepërta janë fukarallëk.
Big-u mbaroi, po ne këtu do jemi, ndaj s’ka nevojë për fjalime mallëngjyese. Ju urojmë një të diel 100 mijë euroshe!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.