Celebrity Style

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për të bërë pazar

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2025

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
Diamond/Backgrid; Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Images; T.Jackson/Backgrid

Kështu si ka ardhur puna sot, të gjithë më mirë preferojmë t’i porosisim veshjet tona online dhe të shpresojmë për më të mirën. Mirëpo, nëse do na jepej rasti për të bërë pazar me një nga gjashtë personazhet e famshme më poshtë, do të paraqiteshim dy orë para kohës së caktuar për të marrë disa këshilla nga këto vajza plot stil.

Kur bëjmë një blerje, veçanërisht një investim luksi, një opinion i jashtëm është i paçmuar, por duhet të jetë dikush, shija e të cilit është e besueshme. Ja cilat janë 6 nga vajzat me shijet më të besueshme sot për sot:

Jennifer Lawrence

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
Diamond/Backgrid

Mendojmë se të gjithë mund të pajtohemi se Jennifer Lawrence jep energji të madhe të "shoqes së pazarit". Ajo vesh shumë firma - por zgjedh aksesorë të lehtë dhe i stilon ata në mënyrat më të lezetshme. Gjithashtu, kush nuk do të dëshironte të përjetonte humorin e natyrshëm të Lawrence?

Zendaya

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
T.Jackson/Backgrid

Duke qenë se Zendaya është një nga personazhet e famshme më me stil të kohës sonë, ajo hyn patjetër në këtë listë. Ajo do të ishte ajo shoqja e përsosur e blerjeve që të inkurajon të dalësh jashtë zonës së rehatisë.

Kendall Jenner

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
TheStewartofNY/GC Images/Getty Images

Kendall Jenner nuk zhgënjen kurrë me veshjet e saj gjithnjë e më elegante. Të bësh blerje me të do të ishte si të bësh një kurs se si të dukesh klas dhe elegante.

Dua Lipa

 

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
Raymond Hall/GC Images/Getty Images

Vetëm koleksioni i çantave të stilistëve të Dua Lipës është një ëndërr e bërë realitet, por edhe e gjithë garderoba e saj është e denjë për muze. Ajo padyshim i drejton miqtë e saj në blerje drejt artikujve më të fundit “It”.

Elsa Hosk

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
Rachpoot/Bauer-Griffin/GC Images/Getty Images

Modelet janë disa nga personazhet e famshme më me stil në planet, por ajo që bie në sy është Elsa Hosk. Gjithçka që ajo vesh është kombinimi i përsosur i modernes dhe klasikes.

Morgan Stewart

6 goca të famshme me të cilat të gjitha do vdisnim për
Christian Vierig/Getty Images

Nëse e ndiqni Morgan Stewart në Instagram, e dini pse ajo bën pjesë në këtë listë. Nuk mungojnë artikujt e stilistëve “It” në dollapin e saj dhe stili i tyre i tyre është i thjeshtë dhe super i arritshëm.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Who What Wear