Filmat e realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) do të jenë në gjendje të fitojnë çmime Oscar, sipas organizatorëve të saj.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit nxori rregulla të reja të hënën, ku u tha se përdorimi i AI dhe mjeteve të tjera dixhitale "as nuk do të ndihmonte dhe as do të dëmtonte shanset për t’u nominuar.”
Inteligjenca artificiale gjeneruese - e cila mund të krijojë tekst, imazhe, audio dhe video në përgjigje të kërkesave - ndihmoi në prodhimin e disa prej filmave të vlerësuar me çmimet kryesore të Ocars në mars.
Por Akademia tha se do të merrte sërish në konsideratë përfshirjen njerëzore gjatë përzgjedhjes së fituesve.
Përdorimi i AI në film u bë një temë debati pasi Adrian Brody mori çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në “The Brutalist”. Filmi përdori AI për të përmirësuar theksin e aktorit kur ai fliste hungarisht. Teknologji e ngjashme e klonimit të zërit u përdor për të përmirësuar këndimin në muzikalin “Emilia Perez”.
Përdorimi i AI mbetet i diskutueshëm dhe artistët dhe aktorët kanë shprehur shqetësime. Disa e kritikojnë këtë qasje të re, ndërsa të tjerë janë të pashqetësuar. Për disa, kur përdor AI për projekte të tilla, mund të marrësh një skicë, por nëse ke nevojë për diçka me peshë emocionale, AI nuk do t’ju japë kurrë një Oscar.