22 Prilli është një datë e rëndësishme që u kujton njerëzve dhe autoriteteve të mbrojnë mjedisin dhe të përmirësojnë ekosistemet e dëmtura për një jetë më të mirë. Ndonëse njihet si Dita Ndërkombëtare e Tokës, e tillë duhet të jetë çdo ditë pas dhe para saj.
Dita e Tokës thjesht shërben për të na kujtuar sa të lidhur jemi me të, sa nevojë kemi për të dhe sa i rëndësishëm është roli i njeriut. Ja si mund t’i vijmë në ndihmë Tokës?
Redukto shpërdorimet ku është e mundur: Si ta bëni këtë? Duke hequr dorë nga moda e shpejtë dhe blini veshje të përdorura.
Reduktoni çlirimin e karbonit: Kur udhëtoni, përdorni sa më shumë trenat dhe minimizoni udhëtimet ajrore.
Bëni kujdes me ushqimet: Reduktimi i ushqimeve me bazë shtazore është një mënyrë për të ndihmuar mjedisin përreth. Nëse mundeni, mësojeni veten të shijoni dhe ta pasuroni dietën me produkte bimore. Pyesni gjithnjë nga vjen ushqimi që po blini. Kushtojini rëndësi cilësisë dhe vlerësoni blerjet lokale si dhe prodhimet e stinës. Hiqni dorë nga ushqimet e konservuara.
Jo plastikë!
Niseni eliminimin e plastikës duke refuzuar qeset që ofrohen nëpër supermarkete dhe dyqane të tjera. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të blini ose të krijoni në shtëpi trasta prej lecke dhe t’i mbani gjithnjë me vete, sa herë bëni pazar.
Kërkoni nëpër lokale që të mos ju sjellin pipa për pijet freskuese. Nëse merrni kafe me vete diku, kërkoni që t’ua hedhin në gotë kartoni (jo ambalazh plastik). Blini produkte në karton. Ndryshimi nis nga vetja dhe ka rëndësi çdo zgjedhje, qoftë edhe kur zgjidhni një sfungjer dushi të përbërë nga materiale natyrale.
Artikull i sugjeruar: