Celebrity

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në botë” për vitin 2025

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në botë" për vitin 2025, sipas revistës People. Ky është një çmim prestigjoz, që një ndër revistat më të njohura në botë jep çdo vit, duke vlerësuar bukurinë në shumë dimensione: fizike, shpirtërore e mbi të gjitha ndikimin që një grua e njohur ka në shoqëri.

Ky titull ka shkuar ndër vite për emra si Julia Roberts, Jennifer Aniston, Beyoncé, Lupita Nyong’o dhe së fundmi për Demi Moore.

Në moshën 62-vjeçare, aktorja e njohur ka reflektuar dhe folur vazhdimisht për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit dhe bukurisë së brendshme, duke theksuar se për të, bukuria në këtë fazë të jetës do të thotë mirënjohje dhe paqe e brendshme, duke pranuar ndryshimet fizike pa lejuar që ato të përcaktojnë vlerën e saj si individ.

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Një ndikim të madh në vlerësimin me këtë çmim duket se ka pasur edhe roli i saj në filmin “The Substance”, ku aktorja luan personazhin e Elisabeth Sparkle, një yll në rënie në televizion, e cila shkarkohet nga detyra për shkak të moshës. Më pas, ajo përdor një ilaç të paligjshëm që krijon një version më të ri dhe më të bukur të vetvetes. Ky version, i quajtur Sue, sjell pasoja të papritura që eksplorojnë fiksimin me të qenurit përjetësisht e re dhe standardet estetike të shoqërisë.

People shpall Demi Moore “Gruan më të bukur në

Përtej mesazhin të fortë që ky film ka pasur, vetë aktorja është kujdesur herë pas herë të ndajë eksperiencën e saj lidhur me rrugëtimin drejt dashurisë për veten.

"Unë kam një vlerësim të madh për gjithçka që ka kaluar trupi im. Kjo nuk do të thotë që ndonjëherë nuk shikohem në pasqyrë dhe nuk them: "O Zot, dukem e vjetër " ose "Oh, fytyra po më bie”. Por, e pranoj se pamja ime sot nuk përcakton vlerën time apo atë që unë jam," tha ajo për People.

Po ashtu, më herët, mediat kanë bërë publike ditarin e saj, ku aktorja shkruante  mbi luftën me varësinë ndaj alkoolit dhe urrejtjen ndaj vetes.

“Ndihem shumë e neveritur me veten, jo vetëm për përdorimin e drogës, por edhe për njerëzit. Nuk e kuptova kurrë se sa egoiste dhe e padrejtë isha," shkruante ajo.

Megjithatë, pas shumë vitesh, Demi Moore ka mësuar të dojë veten në cilindo dimension, duke u kthyer në frymëzim për shumë gra dhe vajza kudo në botë.

Artikuj të sugjeruar: