Celebrity

Miku i vjetër i Justin Bieber thotë se ai është pjesë e një kulti

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

Miku i vjetër i Justin Bieber thotë se ai është pjesë e

Një nga miqtë e ngushtë të Justin Bieber beson se këngëtari është pjesë e një kulti. Ky pretendim vjen nga shoku dhe ish-partneri i tij në biznes, Ryan Good, në një kohë që rrethi miqësor i këngëtarit sa vjen e ngushtohet.

Miku i vjetër i Justin Bieber thotë se ai është pjesë e
Justin Bieber dhe Ryan Good

Ryan Good, bashkëthemeluesi dhe drejtori kreativ i kompanisë “Drew House”, nuk ka folur me këngëtarin për më shumë se një vit, për shkak të shqetësimeve që Bieber ka shfaqur së fundmi. Më së shumti, sipas mediave ndërkombëtare, shkak për këtë distancim është bërë raporti i afërt që Justin Bieber ndërtoi me pastorin e kishës në Beverly Hills, Kaliforni, Judah Smith.

Sipas burimeve, Good beson se kjo kishë është një sekt, i cili ka ndikuar shumë në sjelljen e këngëtarit.

Për më tepër, këngëtari emëroi pastorin anëtar bordi në kompaninë e tij “Drew House” disa vite më parë, pavarësisht pakënaqësisë së bashkëthemeluesit. Sipas mediave, ky emërim dukej i çuditshëm, duke qenë se pastori nuk është një emër i njohur në biznes.

Miku i vjetër i Justin Bieber thotë se ai është pjesë e
Justin Bieber dhe pastori Judah Smith

Good, që dikur ka punuar edhe si menaxher i Bieber, thuhet se është i shqetësuar për mikun e tij të dikurshëm, sidomos pasi ka vënë re sjellje të pazakonta kohët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, këngëtari zbuloi se ishte larguar nga “Drew House” dhe i bëri thirrje fansave të mos e mbështesin më kompaninë.

“Unë, Justin Bieber, nuk jam më pjesë e kësaj marke,” shkroi ai mbi një foto nga llogaria në Instagram e kompanisë. “Drew House nuk më përfaqëson as mua, as familjen time, as jetën time,” shtoi ai. “Nëse më mbështesni mua, mos shpenzoni para për Drew House.”

Në muajt e fundit, fansat kanë shprehur shqetësim për sjelljen e këngëtarit.

Më shumë rreth tij: