Çfarë po ndodh rreth nesh

Tropojani, njeriu më i pasur në botë?

11 Korrik 2015

Tropojani, njeriu më i pasur në botë?

Sahit Muja biznesmeni nga Tropoja, pritet të katapultohet në vendin e parë të listës së personave më të pasur në botë. Kjo falë minierave të tij të magnezit në qytetin e tij të lindjes të cilat ruajnë rezerva kolosale të këtij minerali. 

Miliarderi i cili aktualisht jeton në New York ka bërë së fundmi një vizitë në vilën e tij luksoze në Tropojë sëbashku me bashkëshorten e tij Albana. Të dy shkëmbejnë shpesh mesazhe dhe dedikime në rrjetet sociale duke i shprehur njëri-tjetrit dashurinë e tyre si në përralla. 

Por, jeta e tij nuk ka qënë gjithmonë kaq e lehtë dhe e qetë. Shumë vite më parë Muja është larguar nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas Turqisë ku ju përkushtuar sportit të boksit. Gjatë atyre viteve ai u plagos gjatë një atentati i cili bëri shumë bujë në shtetin turk pasi truprojat e tij eleminuan atentatorin.

Mbasi punës së tij të palodhur Muja arriti të krijonte emrin e tij me influencë dhe u transferua në Sh.B.A jo siç shkoi në shtetet fqinje, por si një biznesmen i fuqishëm.

C.E.O-ja i mineraleve, thotë në një intervistë për CNN : "Ne kemi një leje të përjetshme për të nxjerrë këtë mineral nga Tropoja, ku rezervat e të cilit vlerësohen të jenë rreth 20 miliardë tonë. Nevoja për këtë mineral do të rritet në mënyrë drastike dhe prodhimi nuk do të mund të përballojë kërkesën e madhe."

Magnezi ka potencial që të përdoret si ‘karburant’ për makinat elektrike në formën e baterive, të cilat rimbushen për vetëm 10 minuta sipas testimeve të bëra nga ‘Instituti Korean i Shkencës dhe Teknologjisë’, jo vetëm kaq por ky mineral përdoret edhe në agrikulturë, ndërtim, industrinë kimike, sektorin e energjitikës etj.

Kështu biznesmeni shqiptar jo vetëm po shijon rritjen e pasurisë së tij nga dita në ditë, por njëkohësisht mund të bëhet shpëtimtari i së ardhmes në industrisë e automobilave dhe jo vetëm.