Celebrity

Maroon 5: Të dashuruar me artisten e re shqiptare

21 Gusht 2015

Maroon 5: Të dashuruar me artisten e re shqiptare

“Një artiste e re e mrekullueshme që e dashurojmë,” është shkruar në faqen zyrtare në Facebook të grupit Maroon 5, në postimin e videoklipit debutues të 19-vjeçares Dua Lipa. 

Vajza me origjinë kosovare e cila jeton në Londër prej pak ditësh ka publikuar klipin e saj të parë me titull “New Love” dhe duke marrë parasysh komentin e grupit të famshëm Maroon 5 dhe zërin e saj të mrekullueshëm,  një sukses të jashtëzakonshëm e pret atë. Një mbështetëse e hershme e saj ka qenë edhe Dafina Zeqiri, e cila herë pas here, ka promovuar në rrjetet sociale punët e Duas, ndonëse 19-vjeçarja ishte përfolur për një lidhje me reperin Ledri Vula pasi u fotografuan së bashku në Angli.

 Në vitin 2013, Dua ka marrë pjesë në "X-Factor” dhe prej aty, ajo ka nisur të bëhet personazh në industrinë muzikore britanike. Kënga e saj “New Love” është një produksion i Emile Hayne, bashkëpuntor i hershëm i artisteve të mirënjohura si Lana Del Rey dhe FKA Twigs.

Website-i “The Fader” e ka quajtur atë “një himn i dashurisë së re” ndërkohë që videoklipi, tregon jetën e Duas pas ikjes nga shtëpia në moshën 15-vjeçare, për të jetuar me miqtë e saj. Ndiqni klipin.

.