Historia Ime

Vetem anonim mund ta rrefej si ndava nje çift

23 Shtator 2015

Vetem anonim mund ta rrefej si ndava nje çift

Letra 1
Pershendetje Anabel. Ne lagjen ton erdhi nje djal goxha i pashem per te jetuar bleu nje shtepi per te jetuar. Cdo mengjes qe kaloja per te shkuar ne shkoll e shikoja fillova ta simpatizoja ... ky tani u lidh me nje vajz tj nga lagjia dhe me pas u fejuan po un e doja ate person u dashurpva cdo dit e me shume. Do ti qe kur i shikoja bashk me ngjalleshe akoma me shum ndjesia per ta pasur timin. Edhe keshtu i gjeta nr e tel i shkruajta dolem sh her te dy ... Ia arrita ta beja per vete me ate tj e ndava dhe tashme jetojm te dy te lumtur dhe presim nje femij per 1 muaj. Anonim te lutem se nk esht fb ime. naten ... gjithmon ate qe doni mos ia lini dikujt tjeter .

Letra 2
Mirembrema Anabel. Une kam ndare tjetrin nga e dashura e do e beja prap po mu dha mundesia. Tashi un edhe ai djali jetonim te dy ne itali e pushimet i kalonim ne tirane ne te njeten lagje. Ishte shum simpatik dhe cdo goc ne lagje e kishte fiksim mirpo ky ishte lidh me njeren por une e doja per vete. Fillova te beja cdo gje per ti rene ne sy dhe me ne fund ja terhoqja vemendjen pavarsisht se kishte tjeter. E bera timin dhe e lash ate tjetren te vuante dhe me behej qefi me then te drejten. Ja kalonim mire sado ziheshim por vjen dita qe ai filloje te tregohej shum indiferent ndaj meje se dija a e kishin fajin zenkat apo ja kishte marre mendjen ndonje goc tjeter. Nejse nuk e vrava mendjen shum derisa marr vesh qe ai kishte filluar prap te fliste me ate gocen nga e cila e ndava. Me tha qe ishte thjesht ne menyr shoqerore dhe nuk e vrava shum menjen. Vjen vera e un doja ta takoja se pas zenkes tone te fundit ishim ftof shum. E cme tha o anabel? Me tha qe nuk me ka dashur kurre dhe qe thjesht donte te provonte veten e do kthehej me ate se eshte vajza e cila ka dashuruar gjithmon.Mu shemb bota dhe u trondita shum desha ta ndaja prape me cdo lloje kurthi por nuk arrita. Fajin e kam vete e tashti rri i shof fotot e pushimeve neper vende te ndryshme te botes ne te cilat duhet te isha une me te. Do vije dita qe do kthehet ke une jam e sigurt. Anonim te lutem pucc

Letra 3
ahaha mrb anabel.. Kur lexova temen e sotme fillova te qesh me vete sepse me erdhen shume kujtime ne mendje dhe fillova te numroja ciftet qe jane ndare prej meje.. Nuk ka qene vtm nji apo dy cifte por shumee dhe ne fakt un kam qene shkaktarja sepse me pelqente kur gjeja ata meshkujt e dobet qe me komplimentonin ne cdo foto pavaresisht se ishin te lidhur me flisnin ore e sekond ne msg me ngacmonin ne rruge dhe gjithashtuu mundoheshin me mish e me shpirt per tme gjet nr e telit.. Nrm pse tmos luaja dhe unn me ktaa meshkuj.. Me vinte keq per femrat e tyre se dashuronin dike qe si meritonte dhe ndonjihere i shihja duke qare per ta ato qe njihjaa.. Por cte bejaa mua mu be ves qe te ndaja meshkuj te lidhur dhe te mos lidhesha me ta.. Ne fakt sjm lidh me asnje prej atyree dhe jm krenare per ktee kurse ata majne akoma shprese se do lidhen me muaa.. Ky eshte kulmi i budallallikut.. Meshkujt jane budallenj ne pergjithesii sepse nuk dine ta vleresojne ate qe kanee .. anonim tlt..

Letra 4
prsh anabel un kam ndar nje cift,madje ish te dashurin tim. Pasi u nda nga un vendosi te fejohej,nk e bera nga xhelozia. Nje nat shkova ne shtepin e tij,mbaja ne dore unazen qe me kishte dhuruar... sapo e pash iu hodha ne qaf, e fejuara e tij u cudit . Zemer kush esht kjo?- i thash une. moj tha ai ti pretendon se te dua ende? ik nga ketu! Ne momentin qe i genjeshtrova se pata hequr femijen qe kisha me te,e fejuara e tij e la ne pranin time.

kjo me pelqeu  anonim ju luteeem

Letra 5 Pershendetje Anabel. Une kam ndare nga burri ate qe hyri ne mes te lidhjes sime. Ishim ne prag fejese dhe nje nga kto l vajzat e mira" qe ka qene ne big brother nderhyri ne lidhjen time. Une mora vesht qe kishin kalu dicka mes tyre pavarsisht se i dashuri e mohonte ,e gjoja me donte akoma. Me propozoj per martese si per te harru çfare ndodhi por dicka qe thehet brenda teje nuk ngjitet, as kaperdihet me. E lashe te dashurin pas shume vuajtjeve. Por edhe gocen se lash rehat se e dinte qe kishte hyre mes nje çifti, nuk zgjati shume u feju u martu shpejt me dike tjeter, skam lene gur pa leviz per tnderhy tek i shoqi dersa i ndava. Shume here jam e lumtur qe e bera, ndonjehere ndihem e penduar tia lija Zotit. Çdo gje ne jete lahet e mire apo e keqe ,e qellimshme ose jo. Faleminderit.

Letra 6
Jam ndare nga nje lidhje e gjate. Dhe shkaku ka qen nje femer. Por e vecanta e historis sime qendron se ate femer e futa une mes nesh. Nuk e besoj ta kene kuptuar ne fillim, po ndoshta I kan therrit logjikes pas kaq kohe. E di qe shume do cuditen. Shume do me japin mend se nuk behen keto pune keshtu. E rendesishme eshte qe dhe sot pas kaq kohe (kan kaluar tre vjet qe kur jam ndare) nuk pendohem per asgje. Kisha 4 vjet e lidhur. Te gjithe prisnin martesen. Ai as e kishte mendjen. Jetonte ne re. Me e keqa ishte se dhe une se kisha mendjen. Fajesonim nj tj e rrinim kot sepse askush nuk kish b... te ndahej. Nuk e urreja. Madje e sot e kam xhan. Njeri I mire. Po nuk ishim per nj tj e te gjithe na donin bashk. Hajde merre vesh fisin. Opinionin. Familjet. Nje presion qe me katandisi dy kile rob. Seriozisht I humba shijen jetes. U lodha. E dija qe ai as nuk ishte tip qe te merrte iniciativen te shihte te tjera. Jo se me dashuronte. Por ishte mesuar me mua. E kish zen rehati. Me muaj I thosha ik dil me shoqe me shok. Fareee. Me vinte keq se I humbi interesi e u largua nga gjithe shoqeria. Ndodh qe njeriu e humb. U tjetersuam te dy. Rrinim ne shpi si humbameno. Pash nje femer te bukur, shoqe e nje te njohures sime. Ja bej add ne fb. Ja fiksoj. Sa e bukur. Ku te flet ty kjo, pale sa I shkojn nga pas. Per jave te tera. Bera cmos te shkonim diku ku ishim te gjithe. Asaj nderkohe I fliste dikush tjr per te fejuarin tim. U lodha pak por Falenderoj zotin qe funksionoi. Nje dite me uli ne tavolin e me tha kam dal me filanen. Me pelqen por nqs ti ma fal do e harroj. Ishte I vetmi moment qe edhe me lumturoi edhe per pak sa me ra pika. Sot eshte me ate kuptohet. Jan fejuar. Nuk mbaj kontakte por kur shohim nj tj skemi as hatermbetje. E di qe keto femrat qe futen midis cifteve paragjykohen po ne rastin ton une I them flm qe u tundove. Na bere te gjithe te lumtur dhe na dhe nje arsye "me baza " te opinioni e familjet. Pa ty skishim si ndaheshim.

Letra 7
Mirembrema Anabel ! Shumica qe po lexoj kane ndare te dashurit , ja qe une ndava babin nga e dashura . Siduket ajo u lodh tu prit babin se mendonte qe do ndahej nga mami dhe filloi tme ngacmonte me fb fallco . Eshte prishur bota nga keta lloj njerezish . Te marrin dhe per budallenj ?. Nejse bera ca lojra te miat pa dal as ne sy te saj as te babit dhe u mbyll ky muhabet. Tani e ka radhen e dashura tjeter qe mben like ne instagram gjasme padashje dhe e heq prap prandaj un 'budalla kalama' duhet te luaj per nje ndarje te re ! Ps: mduket kshu eshte kur ka esht mashkulli boss se po ska brek in byc sja var njeri .

Letra 8
Para 8 vjetesh jetoja me nje djale ne Paris gjithcka shkonte shume mire. Erdhen pushimet e veres dhe shkoi ne Shqiperi per pushime kurse une nuk shkoja dot se nuk kisha pushime tek puna.Po ia kalonte shume bukur ne Shqiperi dhe cdo dite degjoheshim ne telefon papritur nje dite me mer nje numér ne tel dhe nje vajze fillon e me shan ne tel me merte cdo dite dhe me shante.Flisja me te dashurin ne telefon dhe me thoshte qe nuk po i dilte viza se kishte probleme te vogla bleva 1 bilete avioni dhe nisem per Tirane e shkoj per te takuar te dashurin tim kur me pa filloj te bente sikur nuk me njihte.Kishim 4 vjet qe jetonim bashke qe benim plane per te ardhmen tone kurse ai ishte fejuar ne Shqiperi.Mora avionin bishtin nder shale dhe erdha ne Paris pas disa kohesh erdhi dhe ishi im te merte rrobat e veta.6 muaj mbrapa fitova disa leke ne llotari bleva nje apartament 30 km nga parisi dhe nje makine te ré.Kur e mori vesh ai filloi te me ngacmoj sikur me donte dhe sikur nuk me kishte harruar kurre qe kishte bêre gabim te madh qe me la.Me kohen fillova dhe une te merja hakun tim i thashe ndahu nga gruja dhe ashtu beri.Hakun e mora por dhimbja nuk iku e lashe si e meritonte e tani jam e martuar me Frances jetoj si princeshe.Merci Jacqueline est anonyme s'il te plaît.anonim te lutem

Letra 9
Mirembrema Anabel.Kam dhe une nje histori qe nuk e kam permendur me kurr qe atehere,ndodhi para 2 vitesh.Kisha nje shoqe qe ishte e lidhur me nje djal normalisht.Ai djali filloj te me gacmonte,me dergonte mesazhe,me vinte nga pas etj.Une brenda javes qe po ndodhnin keto gacmime nga ai vendosa tja them shoqes.E ula ne kafe dhe ja thash,i tregova mesazhet dhe gjithcka.Ajo u ndije keq,u nda nga ai,por pas dy ditesh filloj te me thoshte qe fajen e kisha une,isha tunduar nga ai dhe ndaj e bera per vete.U ndjeva shuuuume keq,akoma keq ndihem.Me duket sikur Zoti do me denoj per ndarjen e nje cifti qe ishin ne prag te fejeses.Nga ana tjeter Zoti e di qe une thash thjesht te verteten,nuk mashtrova,as nuk me interesonte ai djali fare,per shoqen time u tregova e sinqert.Jam ndjer kaq keq sa nuk nderhyj me ne nje cift.Edhe padrejtesit me te medha ti bejn njeri tjetrit le ta pesojn vete.Une kam ndergjegjen e qet dhe te pakten e bej gjumin rehat.Naten e mire.Mos me gjykoni shume ashper sepse mjaft e kam gjykuar veten,shyqyr qe gjeta paqen me veten.

Letra 10
mirmbrema anabel ft fansa. une jetoja jasht bashkjetoja me nje djale per ca vite, pas ca kohesh vjen ngjitur me shtepin ton djali qe une kisha pare ne rruge edhe ma kishte heq trurin, u gezova jo qe doja te kisha ndonje gje me te por thjesht edhe ta shikoja me lumturonte, filluam u pershendetshim kur shiheshim neper ballkone pa ndonje gje te keqe gjoja kuptoni, Ky kishte nji te dashur moj anabel nji hundperpjet qe e mbante veten se kush ishte se kishte kete djalin te dashur qe e simpatizonin shuuuum femra, un kastile e beja sa e shikoja qe vinte ajo atje vishesha bukur e provokuse qe ta ngacmonte kjo gje edhe e pyeste shume here djalin qe mos ke ndonje gje me kete komshin ngjitur se si shume e perdredhur me duket. e nejse mua sme vajten gjerat edhe aq mire me djalin qe bashkjetoja edhe u ndam, dhe mendja me vete direkt ke zeshkani im qe e kisha fiksim, po ri te ia beja se kishte te dashuren qe e kontrollonte gjithandej, i gjej nr flasim takohemi ca her pastaj e dashura iku ne shkoll ne nje qytet tjeter edhe un kisha mundesin qe ta beja per vete, e bera o anabel sa u cmend per mu.i la me te dashur me me gjithcka, ajo e shkreta merte ne tel e qante qe te lutem kthehu la shkollen debilja u cmend shkruante ne fb cdo dite e qante te tel duke i thene se ti kam fal te gjitha vec kthehu, une isha e lumtur se isha me djalin qe doja plus qe ia ula hunden asajt hundperpjetes se i hiqte lart fare (madje edhe kur i kisha folur nja dy here para se te ndahesha as sme kthente pergjigje fare) tani jam e lumtur me burrin tim kemi nji djale 8 muajsh dhe jetoj te dashuruar si diten e pare. anonim nese e poston se jam me adresen time se na nxorre bojen megjithse ca qe me njohin do e kuptojn se kush jam se beri histori lidhja ime me burrin se gjoja kisha qene me nji tjeter me perpara edhe ato te ndershmit "njerzit e tije sme pranonin"