Metropolitan

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë
Getty

Nina Dobrev dhe Shaun White kanë marrë vendimin e përbashkët që të ndahen. Kampioni i snowboard-it, 39 vjeç dhe aktorja e serialit “The Vampire Diaries”, 36 vjeç, i kanë dhënë fund fejesës së tyre, duke u ndarë kështu pas 5 vitesh së bashku.

Lajmin e konfirmoi një burim për People, i cili u shpreh:

“Ishte një vendim i përbashkët, i vështirë, por u mor me dashuri dhe shumë respekt ndaj njëri-tjetrit”.

Shaun dhe Nina u fotografuan për herë të fundit bashkë më 31 gusht 2025 në Los Angeles, të kapur për dore. Por më 7 shtator, aktorja u shfaq në tapetin e kuq të premierës së filmit “Eternity” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos 2025, pa unazën e saj të fejesës. Ajo gjithashtu e ka hequr postimin e fejesës, i cili qëndronte me pin në krye të Instagram-it të saj, që pasi Shaun i propozoi në tetor 2024.

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë

Çifti u takua për herë të parë gjatë një eventi të shkurtër në një ceremoni çmimesh në vitin 2012, por nuk u njohën më shumë në vitin 2019, kur të dy u ftuan si folës në një event në Florida, i organizuar nga motivuesi Tony Robbins.

Nina Dobrev dhe Shaun White i japin fund lidhjes, pas 5 vitesh bashkë

Shaun i propozoi Nina-s në tetor 2024 gjatë një darke surprizë në “The Golden Swan” në New York City. Ai e organizoi propozimin duke i thënë asaj se po shkonin në një event CFDA/Vogue të organizuar nga Anna Wintour, përpara se t’i bënte pyetjen me një unazë diamanti prej 5 karatësh, të punuar nga Lorraine Schwartz.

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈