Metropolitan

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet të dish për vrasësin që frymëzoi filmat horror

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet
Netflix

Seriali “Monster” ka publikuar historinë e re, atë të Ed Gein, i cili ndjek vrasësin serial që ka frymëzuar filmat më të njohur horror: “Psycho”; “The Texas Chainsaw Massacre” dhe “Silence of the Lambs”.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Charlie Hunnam luan mjeshtërisht rolin e vrasësit famëkeq, duke na treguar aspektet e fëmijërisë dhe vrasjeve të tij të tmerrshme. Në serial, Ryan Murphy ka bërë një kombinim mes historisë së Ed Gein dhe ndikimit të tij te filmat e famshëm.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Në Wisconsin e ftohtë, në një fermë të izoluar, lindi dhe u rrit një prej burrave që do të frymëzonte një zhaner të ri në kinema: Horrorin drithërues, i cili i bëri njerëzit asokohe të përjetonin ankthin dhe suspancën e Alfred Hitchcock. Emri i tij ishte Edward Theodore Gein, a.k.a Ed Gein, por shumë shpejt, bota do ta njihte si “Monstrën e Plainfield-it”.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Fëmijëria e mbushur me frikë

Ed Gein lindi më 27 gusht 1906, në një familje që do ta formësonte fatin e tij tragjik. Babai i tij, George, ishte një burrë i dobët, i dhunshëm dhe i dhënë pas alkoolit. Nëna, Augusta Gein, ishte e kundërta e tij në çdo drejtim: e fortë, kontrolluese dhe fanatike fetare. Ajo e shihte botën si një vend plot mëkate dhe mësonte djemtë e saj se gratë ishin krijesa të djallit, ndaj i urdhëronte ato t’u qëndronin larg.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Familja jetonte në një fermë të izoluar, larg komunitetit. Augusta e mbante Ed-in dhe vëllain e tij, Henry, nën kontroll të plotë. Ata nuk kishin të drejtë të shkonin nëpër shtëpitë e fqinjëve, të luanin me fëmijë të tjerë apo të flisnin me vajzat. Çdo gjë që Augusta nuk e miratonte, ishte mëkat. Kur djemtë u rritën, Henry filloi ta kundërshtonte ndikimin e nënës. Ai përpiqej t’i tregonte Ed-it se ajo po e manipulonte, por Ed-i nuk donte ta dëgjonte.

Në vitin 1944, një zjarr shpërtheu në fermë. Kur policia mbërriti, Henry u gjet i vdekur. Zyrtarisht, u tha se ishte “aksident”, por shumëkush beson se Ed mund ta ketë vrarë. Nga ai moment, Ed-i mbeti i vetëm me nënën.

Vdekja e nënës

Një vit më vonë, në 1945, Augusta ndërroi jetë nga një goditje në tru. Për Ed-in, ky ishte fundi i botës. Pa nënën, ai nuk kishte asnjë arsye të jetonte. Ai mbylli dhomat ku ajo kishte rrinte, duke i ruajtur si tempuj të çmuar, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë u kthye në rrëmujë e errësirë.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Në vetminë e tij, Ed-i filloi të humbte lidhjen me realitetin. Ai lexonte libra për vdekjen, për anomalitë njerëzore dhe për praktika të çuditshme për “rikthimin e të vdekurve”. Gradualisht, filloi të besonte se mund ta sillte nënën “pranë” në një formë tjetër.

Rruga drejt çmendurisë

Në vitet që pasuan, banorët e Plainfield-it e njihnin Ed-in si një burrë të çuditshëm, por të padëmshëm. Ai ndihmonte fqinjët, kujdesej për fëmijët e lagjes, madje punonte herë pas here në ferma. Askush nuk do ta kishte menduar se brendia shtëpisë së tij, fshehte një realitet të frikshëm.

Netëve, ai vizitonte varreza. Sipas dëshmive së tij, ai shkonte atje vetëm pasi përjetonte “momente të errëta”, kur dëshironte të ndjente praninë e nënës. Ai gërmonte varre të grave që i ngjanin asaj dhe ruante pjesë të trupave, duke u përpjekur të rikrijonte imazhin e saj. Në mendjen e sëmurë të Ed-it, ajo nuk kishte vdekur; ajo mund të ringjallej nëpërmjet tyre.

Zbulimi që tronditi botën

Më 16 nëntor 1957, Bernice Worden, pronare e një dyqani lokal, u zhduk. Policia gjeti në regjistrin e shitjeve që klienti i fundit i asaj dite kishte qenë pikërisht Ed Gein. Kur hetuesit arritën në fermën e tij, ajo që panë brenda atë që do t’i shënjonte përgjithmonë.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Në shtëpi, midis rrëmujës, ata gjetën prova të një mendjeje që kishte humbur çdo ndjenjë realiteti. Ed Gein u arrestua menjëherë. Në marrjen në pyetje, ai foli me një qetësi të frikshme, duke pranuar vrasjen e Bernice Ëorden dhe një tjetër gruaje, Mary Hogan, si dhe pranoi se kishte hapur varre.

Ai nuk e kuptonte plotësisht peshën e asaj që kishte bërë, sepse në mendjen e tij, gjithçka ishte një ritual i devotshëm për të rikthyer nënën.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Dënimi

Në gjyq, ekspertët mjekësorë e shpallën të paaftë mendërisht për t’u gjykuar. Ai vuante nga skizofrenia dhe psikozë me elementë deluzioni fetar. U dërgua në një spital psikiatrik në Wisconsin, ku jetoi për dekada. Në vitin 1968, u zhvillua një gjyq i dytë dhe këtë herë u shpall fajtor për vrasje, por sërish mbeti në fuqi diagnostikimi si një person lunatik. Ai jetoi pjesën tjetër të jetës në izolim, duke kaluar orë të tëra duke lexuar libra dhe revistat e së kaluarës, i qetë dhe i bindur se kishte bërë “atë që duhej”. Ed vdiq më 26 korrik 1984, nga kanceri, në një spital psikiatrik.

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Një emër që u bë mit

Historia e Ed Gein nuk është thjesht një kronikë krimi; është një pasqyrë e errët e asaj që ndodh kur njeriu nuk ka më ndjesi, pa lidhje me realitetin dhe i rritur pa dashuri të shëndetshme. Ai u bë frymëzim për disa prej figurave më të frikshme të filmit horror:

Norman Bates“Psycho” (1960)

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Leatherface“The Texas Chainsaw Massacre” (1974)

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Buffalo Bill“The Silence of the Lambs” (1991)

Nisur nga seriali “Monster: The Ed Gein Story”: Ç’duhet

Historia e tij është një kujtesë se çfarë mund të ndodhë kur një mendje e brishtë mbetet pa ndihmë dhe pa kontakt me botën e jashtme; një rrëfim që përzien tragjedinë me terrorin, dhe njeriun me hijen e vet.

“Monster: The Ed Gein Story” mund ta shohësh në Netflix, nëse ke zemër të fortë!

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.