Showbiz

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të
Noizy; Mozzik/ Mira Kazhani/ Genar Topalli; Cindy Marina; Eva Murati/ Meriton Mjekiqi; Erjola Doci

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës (në Instagram) 

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Aktorja Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në rrjetet sociale, konkretisht Instagram, mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, ndonëse të ndarë (madje, me shumë bujë).

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një problem teknik dhe se nuk është me vullnetin e saj. Elia theksoi se ka kontaktuar me kompani IT-je për ta hequr, por pa rezultat.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe t’i shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.”

Po ashtu, ajo theksoi se njerëzit nuk duhen të bezdisen nga ky fakt, pasi këtë mbiemër e mban edhe vajza e saj.

“Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja.

Turjan Hysko rikthehet me një super risi: “Do të ndryshojë rregullat e lojës!”

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Turjan Hysko do të rikthehet në ekran dhe paralajmëroi një reality show që do ta mbajmë mend gjatë!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Turjani shkroi: “Kazerma”, do të ndryshojë rregullat e lojës. Një reality show që do e mbani mend gjatë!”.

“Kazerma” është një prurje e re, e cila ka si regjisor, bashkëproducent dhe bashkëskenarist gjithashtu Turjanin. Pjesë e projektit do të jenë edhe Orinda Huta, Rudina Dembacaj, Fjoralba Ponari, Gert Ferra, Gentjan Zenelaj, Hati etj.

Në postimin e publikuar në Instagram, shkruhet: “Kazerma nuk ka mëshirë! Çdo ditë është një betejë për mbijetesë! Një çmim 200 mijë euro. Vetëm një fitues! Kush do të mbijetojë?”.

Besa Kokëdhima kurorëzon dashurinë!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Besa Kokëdhima dhe partneri i saj, Tedi, janë martuar më 14 shtator (sipas medieve)! Thashethemet shprehen se këngëtarja dhe partneri i saj janë martuar në një ceremoni tejet private, pranë Tiranës dhe u kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë foto nga ceremonia e martesës.

Por, ne e morëm vesh përmes burimeve tona ekskluzive dhe i kemi fotot ekskluzive. Kliko këtu për më shumë.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Drama Eva Murati vs. Genar Topalli (dhe Cindy Marina)

Eva Murati (ish e dashura e Genarit) flet për dasmën e tij: "Me lekë të vjedhura"

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Modelja dhe moderatorja, Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë përrallore në Itali. Dasma rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua si një ndër më të bukurat ndonjëherë.

Ku qëndron drama? Në profilin e Eva Muratit në TikTok.

Që të lidhni fijet, Eva Murati dikur ka pasur një lidhje të gjatë me Genarin, ndaj komentuesit nuk nguruan t’ia kujtonin.

Në një prej postimeve të saj, një komentues/e shkruante: “Pra, ti po na thua se nuk do e doje një dasmë aq përrallore dhe një djalë aq të edukuar dhe të pasur?!”

Aq u desh, Eva nuk e la pa një përgjigje.

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. 

E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Reagimi i Eva Muratit

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Por, pas gjithë xhiros që bëri kjo deklaratë në rrjet, Eva e sqaroi situatën në një reagim për “Live From Tirana”, ku u shpreh:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu, apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme”.
Eva shtoi:

“E them me bindje “kurth”, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

Reagimi i Genar Topallit

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë, pas gjithë zhurmës që shkaktoi në rrjet komenti i Eva Muratit, e cila pretendoi se dasma e tij dhe e Cindy Marinës mund të jetë bërë me paratë e fondeve publike.

Përmes një postimi në Facebook, Genari saktësoi publikun, duke treguar detaje nga kostot e dasmës.

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur! Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetë sime: U kurorëzova me Cindy Marinën. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë”, shkroi fillimisht ai.

Më tej, Genari vijoi:

“Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Mërisë, tek Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik. Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk i kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka ishte e menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetje të prindërve të saj”.

Genari shtoi se ai dhe Cindy jetojnë dhe punojnë në SHBA, ku secili ndjek karrierën respektive, si dhe bëri me dije se prindërit e bashkëshortes së tij kanë krijuar biznese të suksesshme në fushën e sportit dhe të transportit.

Eni Vasili flet për situatën në RTSH

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Eni Vasili, drejtore e Radiotelevizionit Shqiptar, ka bërë një reagim ekskluziv për Anabel Media, lidhur me akuzat e ndryshme nga gazetarë dhe moderatorë, në lidhjen me mosmarrjen e pagave gjatë përvojës së tyre në RTSH.

Eni u shpreh se projektet e emisioneve në RTSH, vetëm për periudhën mars-qershor kanë një kosto të lartë dhe pagesat honorare, janë një shifër që për momentin nuk mund të mbulohet.

“Kontratat me projektet për emisionet mars-qershor i kushtojnë sot televizionit 800 milionë lekë (të vjetra). Këto pagesa honoraresh kanë një shifër, që për momentin është e pamundur të mbulohet, pasi siç e kam bërë të ditur që në krye të herës, financat e RTSH-së janë gjetur të rrënuara nga stafi i ri drejtues”.
E pyetur nga Anabel, ajo tha se kanë kërkuar edhe në mënyrë publike mbështetje buxhetore nga ministria e Financave, si dhe po punohet që të bëhet një ringritje e të ardhurave.

“Kemi kërkuar (dhe është publike) mbështetje buxhetore nga ministria e Financave dhe gjithashtu, po punojmë për ringritjen e të ardhurave, mbledhjen e borxheve që palë të treta i kanë RTSH-së, si dhe rinegocimin e borxheve që ka vetë institucioni”.
Eni vijoi, duke theksuar se bordi administrues financiar i RTSH po studion një formulë pagese edhe për honoraret dhe së shpejti, do të dalë me një vendim.

Reagimi i saj vjen pas polemikave që ka ngritur situata ekonomike në RTSH, ku gazetarë dhe moderatorë të ndryshëm thonë se nuk kanë marrë pagat. Për më tepër, lexoni këtu.

Erik Lloshi thotë se pjesëmarrja në “BBVA” mund t’i kushtonte martesën o.O

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Erik Lloshi, i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, rrëfeu se kishte marrë një ftesë nga produksioni i “BBVA”, madje kishte edhe dëshirë t’i bashkohej sfidës, por u përball me mospëlqimin e së shoqes, Rominës, e cila ia tha shkurt e qartë se nëse futej në “BBVA”, do të ndahej prej tij.

“Nuk mund të them që nuk ka qenë dëshira ime. Edhe ftesën e kam pasur. Po të tregoj për vjet, një histori që është e bukur, por mund të ishte edhe fatale për mua. Në momentin që mora vendimin për t’u futur në “BBVA”, ose më saktë për të shkuar të nënshkruaja kontratën me stafin, më doli gruaja përpara dhe më tha: “Nëse ti futesh në “Big Brother”, bëj gati divorcin.”

Eriku, fillimisht (si shumë burra në botë), mendoi se e shoqja po bënte shaka, por më pas, kuptoi se situata ishte më serioze se ç’e pandehte ai, por tregoi se sigurisht, zgjodhi familjen.

“Është e vërtetë kjo. Tha: “Bëj gati divorcin, se mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, nuk i kam qejf”. Në fund, unë zgjodha familjen, patjetër. Dhe unë mendova se po bënte shaka, por e kishte me të vërtetë shumë seriozisht. Nuk e di se me çfarë mendje është këtë vit, por…”

Melinda Ademi merr propozimin për martesë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Kemi dasmë!

Këngëtarja Melinda Ademi i tha “PO!” propozimit për martesë që i bëri partneri i saj. Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, ajo ndau me të gjithë momentin e ëmbël të propozimit, ku dukej mjaft e emocionuar.

Po ashtu, ajo bëri publik dhe emrin e partnerit, Granit Muhaxheri. “Thashë PO! Zemra ime është e mbushur plot. Të dua, Granit Muhaxheri”.

Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancer në gji: “Gjithçka ndryshoi përgjithmonë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Mira Kazhani, këtë herë, e nisi podkastin e saj ndryshme: me një rrëfim të sinqertë për një prej betejave më të vështira të jetës së saj, diagnostikimin me kancer gjiri.

Dukshëm e emocionuar, Mira tha se u diagnostikua më 2 nëntor 2024 dhe e cilësoi këtë “goditje të beftë” si “dimrin e jetës”. Më tej, shtoi se gjithçka ndryshoi dhe se ajo zgjodhi të mos e bënte publike diagnozën, por të përqendrohej te shërimi i saj:

“U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë. Në podkaste keni parë vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër…zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen. Në atë kohë zgjodha të hesht, të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjet. Sot, ndihem mirënjohëse ndaj kolegëve të mi që e mësuan situatën time e që nuk e shpërndanë lajm, duke më sjellë qetësi mua e që nuk sollën shqetësim te prindërit e mi, që nuk e dinin se çfarë po kalonte fëmija i tyre. Tani e dinë se çfarë kisha”.

Gazetarja, autorja dhe prezantuesja e “Zë me Mirën”, tha gjithashtu se gjeti motivimin duke dëgjuar rrëfimet e grave të tjera, të cilat gjithashtu ishin prekur nga kanceri, por theksoi se edhe pse në rastin e saj kanceri u zbulua në fazat e hershme, sërish është një makth për çdo grua.

“Nuk ka kancer të lehtë, është makth. Edhe kur diagnostikohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup”.

Mira ka folur më gjatë për “dimrin” e saj në “Një ditë tjetër”, librin që u publikua më 19 shtator.

Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Patris Berisha dhe Santiana Maloku kanë konfirmuar zërat për një romancë mes tyre

Prej kohësh përflitet se ata janë në një lidhje, derisa vetë Patrisi publikoi një foto në InstaStory, ku dyshja shfaqen të përqafuar në ashensor. 

Mozzik, orët dhe dramat! 

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Më 16 shtator shumë media raportuan se këngëtari Mozzik është arrestuar në aeroportin e Prishtinës. Po ashtu, u raportua se shkak për arrestimin e tij u bën dy orë luksoze që ai kishte me vete, të marks Richard Mille.

Por, u sqarua se ishte një kontroll rutinë, për shkak të vlerës që duhej paguar në doganë, për kalimin e mallrave të shtrenjta.

Kunja e Noizy-t

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Pas gjithë zhurmës online, e cila nuk kaloi pa u vënë re as nga Noizy, ky i fundit i hodhi një thumb Mozzik-ut.

Noizy publikoi në story një faqe kineze që shet imitimet e orëve luksoze dhe shkroi: “E dua edhe unë një kështu, urgjent”, shoqëruar edhe me emoji duke qeshur.

Më tej, Noizy specifikoi se s’ka ndjesi negative, thjesht ishte mërzitur dhe s’kishte ç’të bënte.

Kundërpërgjigjja e Getinjos

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

E po, Getinjo, i cili ka nja ca ditë që ka marrë rolin e avokatit të Mozzik, ka publikuar këtë foto dhe besojmë se është pak thumb për Noizy-n.

"Kurrë s'u mbushe me mend more shok. Gjithë ato suksese e të mira (dhe) prapë adoleshent".

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Sigurisht, mund të jetë rastësi, por ne e dimë që për dramat, rastësitë janë më shumë kunja...Noizy është i suksesshëm, s'e kurseu një thumb për Mozzik-un dhe me shumë gjasa, Getinjo ka 'stalk' Noizy-n ose ka lexuar lajmet dhe ja ku jemi...

Motin s'e dimë dhe e s'ta themi dot, por ama, mendojmë se priten reshje dramash! 

Nejse, policia e Kosovës konfirmoi se orët ishin origjinale, sqaroi situatën dhe gjithçka mori fund (për tani).

Puthja e Meritonit me Erjola Docin

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

E siguruar ekskluzivisht nga Kryefajala, qartësisht dyshja duken shumë të dhënë pas kësaj puthjeje perfekte, me ndriçim perfekt dhe fotograf po kaq perfekt.

Thënë kjo, është e qartë se dyshja po përgatisin ndonjë projekt së bashku, që mund të jetë film, spot reklamash apo bashkëpunim muzikor, nuk i dihet!

Burime për Prive bz Liberta Spahiu konfirmojnë se bëhet fjalë për një film ku dyshja janë protagonistë dhe pritet të publikohet muajin e ardhshëm.

Megjithatë, me sa dihet, si Meritoni, ashtu dhe Erjola beqarë janë, në Instagram ndiqen, puthjen pasionante për hir të punës e paskan shkëmbyer, nuk habitemi po pamë vërtet llokume së shpejti!

Miri zbuloi një surprizë nga West Side Family dhe Landit s'i pëlqeu fare (po fare!)

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Djemtë e West Side Family, Landi (Roland Hysi) dhe Miri (Armir Shahini) ishin të ftuar së fundmi në programin UëTëFë Show në Andale Media dhe intervista dukej se po shkonte për mrekulli.

Drejt fundit, një nga moderatorët e programit, Fatosi, pyet djemtë nëse janë duke përgatitur ndonjë material muzikor për publikun. Miri, i ndikuar nga ambienti pozitiv në studio, vendosi: "E di çfarë? Do jua them këtyre të rinjve se çfarë po planifikojmë sepse ndihet si momenti i duhur!".

Dhe kështu, Miri zbuloi se po vjen kënga numër 10 që pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, por jo vetëm kaq. Kënga, do të jetë një risjellje ndryshe e hit-it më të njohur të West Side Family që i solli grupit dhe famën më të madhe: "Mesazh".

"Kënga e radhës është një 'SMS 2'," tha Miri entuziast ndërkohë që zhgënjimi i Landit për zbulimin e surprizës ishte i dukshëm.

"Që do e thoshe dhe këtë s'ma merrte mendja," tha Landi drejtuar Mirit.

"Nuk e kisha menduar kurrë që do e thoja këtë, por e thashë se më erdhi natyrshëm," ia ktheu Miri.

"Sapo i hodhi Miri 100 mijë euro kështu në tavolinë. Çfarë t'ju këndojmë, na preu krahët Miri, s'na vjen zëri," vazhdoi më tej Landi qartësisht i mërzitur, ndonëse e këndoi gjithsesi më tej hyrjen e famshme të "Mesazh".

Dimë të themi vetëm që rruga me makinë për në shtëpi duhet të ketë qenë shumë e sikletshme mes dy kolegëve.

 

REELS

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂

Ne ju tregojmë gjithmonëëë opsionet më interesante, prandaj mama ky reel është për ju! Duhet patjetër të njiheni me @noahs.ark.al

@mirakazhanii 💕

Surpriza që nuk meriton asnjë çift! 🤣

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌