Metropolitan

Nuk ke ç'bën në ditët pushim? Shih këta filma që të sjellin atmosferën festive!

Nuk ke ç'bën në ditët pushim? Shih këta filma
The Holdovers

Shiko, e dimë, filmat dramatikë janë super, në fund të vitit, na duhet diçka më e lehtë; si me thënë një fund më i lumtur dhe gazmor, ndaj kije parasysh këtë listë me 10 sugjerime, për ta mbyllur vitin siç duhet.

“Falling for Christmas”

Një romancë e ëmbël ku një trashëgimtare e llastuar humbet kujtesën dhe gjen dashurinë në një lodzh të thjeshtë e plot magji.

“Christmas with You”

Një këngëtare e famshme kërkon frymëzim dhe gjen shumë më tepër: familje, muzikë dhe një romancë të papritur në një qytet të vogël.

“Christmas on Mistletoe Farm”

Një baba single trashëgon një fermë të çuditshme ku fëmijët e tij dhe kafshët adorabile i mësojnë çfarë do të thotë të jesh me të vërtetë në shtëpi.

“The Noel Diary”

Një autor i suksesshëm kthehet në shtëpi për të mbyllur plagë të vjetra dhe gjen një histori dashurie gati për t’u shkruar.

“Christmas Full of Grace”

Komedi festive plot situata qesharake, ku një influencuese e çmendur futet papritur në jetën e një familjeje tradicionale.

“A Not So Merry Christmas”

Grinch-i modern i cili mallkohet të jetojë vetëm ditën e Krishtlindjes, derisa mëson leksionin e tij për dashurinë dhe mirësinë.

“The Holdovers”

Dramë e butë, e mbështjellë me humor të zi, ku një profesor, një student rebel dhe një kuzhiniere gjejnë familjen në vendin më pak të pritur.

“A Nightmare Before Christmas”

Tim Burton sjell një film perfekt, mes Halloween dhe Krishtlindjes, ku Jack Skellington zbulon bukurinë e festës së dritave.

“The Holiday”

Dy gra ndërrrojnë shtëpitë për festat dhe gjejnë dashuri, qetësi dhe pak magji nën dritat e Krishtlindjeve.

Sigurisht, “Home Alone”

Klasiku i pavdekshëm ku Kevin McCallister përballon hajdutët me kurthe epike… dhe zemra e tij gjen sërish vlerën e familjes.

“Klaus”

Histori fantastike (e animuar) mbi fillimet e legjendës së Santa Claus, me humor, dashuri dhe një estetikë mahnitëse.

“How The Grinch Stole Christmas”

Grinchi i përjetshëm, i gjelbër dhe i zemëruar, mëson se Krishtlindja nuk vjen nga dhuratat, por nga zemra.

“Holiday Inn”

Një klasik musical, i mbushur me këngë të paharrueshme, dashuri, humor dhe ëmbëlsinë nostalgjike të festave.

 

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Pyetja që bëhet gjithmonë para një mbjelljeje flokësh… 👀 Dhe përgjigjja që duhet të dëgjosh nga një specialist. Te @etern_hair_clinic çdo vendim nis me informacionin e duhur.