Showbiz

Orinda flet për zgjerimin e familjes: “Duam, por nuk po vjen”

Orinda flet për zgjerimin e familjes: “Duam, por nuk po vjen”
@orindahuta/ Instagram

Orinda Huta, përmes një ‘rubrike’ me pyetje-përgjigje në Instagram-in e saj, ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen. Dikush e pyeti moderatoren nëse do ta bëjë Atarën (vajzën e saj) me një vëlla/motër të vogël apo do të ketë vetëm një fëmijë dhe Orinda iu përgjigj:

“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Ataren që të jetë në planin e Zotit”

Orinda flet për zgjerimin e familjes: “Duam, por nuk po vjen”

Orinda dhe Turjan Hysko janë prindër të vogëlushes Atara, e cila erdhi në jetë pasi Orinda pësoi një abort spontan, si një dhuratë të cilën moderatorja nuk e priste.

“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t`i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi", është shprehur Orinda në podkastin e Mira Kazhanit.

"Në fakt, kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë. Në një formë, ose në një tjetër do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje”, përfundoi ajo.

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy