Horoscope

Para se t’ua vësh fajin 5 planeteve në prapavijë, lexo këtë artikull!

Para se t’ua vësh fajin 5 planeteve në prapavijë, lexo
Getty | Niladri Nath Nazarii Neshcherenskyi Science Photo Library inoc Photo Illustration by Aly Lim

Nëse ndjen si gjithçka është në kaos, ki parasysh që jo vetëm Mërkuri, por edhe 4 planete të tjerë janë në prapavijë! Por, para se t’ia vësh fajin universit për problemet e telefonit apo për atë mesazhin e papritur nga ish-i, mbaj mend se prapavijat nuk janë ndëshkime, pauza. Mendoji si auditi, ose kontrolli nga universi, që të jep një shans të dytë për të përmirësuar gabimet e së shkuarës.
 
Me Mërkurin, Jupiterin, Saturnin, Uranin dhe Neptunin të gjithë në prapavijë, nëntori nuk flet për krizë, por për korrigjim. Prapavijat funksionojnë si Hënat e plota: nxjerrin në pah atë që ka qenë e fshehur, që më në fund të merremi me të. Pra, nëse këtë muaj jeta duket si déjà vu, nuk është kthim pas, është një rikthim kozmik për t’i bërë gjërat si duhet.
 
E gjitha kjo do të thotë që po kalojmë në një transformim masiv, ndaj mund të ndodhin ndryshime shoqërore, përditësime të qasjeve sociale dhe respektimi i kufijve. Këtë energji po e shohim tashmë të shpaloset. Si shembull, vendosja e Zohran Mamdani-t në krye të Neë York-ut. Kjo ndodhi pikërisht në periudhën kur Urani ishte në prapavijë te Binjakët, çka përfaqëson kuriozitetin, revolucionin dhe përparimet që ndodhin kur intelekti takon eksperimentimin. Është prova që farat që mbjellim, edhe nëse nuk çelin kur e presim, mund të lulëzojnë nën kushtet e duhura kozmike.
 
Prapavijat na kërkojnë të ndalojmë, të reflektojmë dhe të ripërcaktojmë; ndonjëherë ndryshimet më të mira ndodhin vetëm pas një periudhe rishikimi. Ja 5 planetet që janë në prapavijë:
 
9– 20 nëntor: Nisi prapavija e Mërkurit në Shigjetar
 
Mërkuri, planeti i komunikimit dhe mendimit, nisi prapavijën e tij në Shigjetar më 9 nëntor, duke vënë në qendër të vëmendjes të vërtetën, tregimin e historive dhe perceptimin. Energjia e Shigjetarit kërkon sinqeritet dhe gjatë kësaj faze mund të të ndodhë të thuash të vërteta që as nuk e dije se i mbaje brenda! Kujdes, sepse e vërteta jote mund të acarojë njerëz!
 
Në anën më të mirë, Mërkuri në prapavijë na ndihmon të arrijmë qartësi. Kjo mund të nënkuptojë rikthim te një bisedë e vjetër, të dëgjuarit e versionit të dikujt tjetër, ose të kuptuarit e modeleve të reja të komunikimit.
 
10 nëntor – 3 shkurt: Prapavija e Uranit në Dem
 
Menjëherë pasi Mërkuri u kthye mbrapsht, Urani, planeti i surprizave dhe zgjimi, shkoi nga Binjakët në Dem. Fillimi i nëntorit mund të ketë sjellë lajme të papritura, ide të çmendura ose edhe aventura të shpejta. Por sapo Urani hyri në Dem, tronditjet u zhvendosën nga mendja në trup: si ndihen zgjedhjet tuaja në trupin tënd?
 
Nëse diçka në jetën tuaj është ndjerë e paqëndrueshme ose e palidhur, kjo prapavijë po të ndihmon ta ndjesh më qartë. Ndonjëherë, stomaku e di përpara trurit. Mos i injoro sinjalet që të dërgon trupi!
 
11 nëntor – 11 mars: Prapavija e Jupiterit në Gaforre
 
Jupiteri, planeti i rritjes dhe fatit, nisi prapvijën në Gaforre më 11 nëntor. Kjo është stina e pasurisë emocionale. “Jupiteri në Gaforre të kërkon të kontrollosh ndjenjat, familjen dhe besimin tënd,” thotë astrologia Lisa Stardust.
 
“Pyete veten çfarë të ushqen dhe çfarë të shteron energjinë, si dhe sigurohu që të kesh dikë me të cilin mund t’i përpunosh e shërosh plagët,” shton ajo. “Forca dhe qëndrueshmëria jote emocionale do të të surprizojnë.”
 
Gjatë këtij tranziti, fati shpesh vjen nga përpjekjet e vjetra. Ndoshta merr një rimbursim që e kishe harruar ose gjen para që i kishe fituar muaj më parë.
 
13 korrik – 27 nëntor: Prapavija e Saturnit te Peshqit
 
Saturni, planeti i disiplinës dhe strukturës, më në fund e mbyll prapavijën te Peshqit, më 27 nëntor. Që prej qershorit, Saturni në prapavijë ka testuar se sa seriozisht i marrim ëndrrat tona. Energjia e Peshqve do imagjinatë, por Saturni kërkon kontroll të realitetit. Së bashku, ato na kanë mësuar se manifestimi nuk është një fjalë magjike, është përpjekje e qëndrueshme.
 
28–29 nëntor: Prapavija e Mërkurit kalon në Akrep
 
Prapvija e Merkurit vazhdon, por tani ajo zhytet në ujërat e thella të Akrepit. Nëse Shigjetari ishte për të thënë të vërtetën, Akrepi është për ta zbuluar atë. Dinamika të fshehura dalin në dritë. Sekretet dalin në sipërfaqe. Qartësia emocionale zë vendin e konfuzionit. Ndoshta më në fund kupton se pse përfundoi një marrëdhënie ose merr qartësi mbi një konflikt pune që kurrë s’të bënte sens.
 
Nëse ke shmangur një bisedë të pakëndshme, tani është koha që ta bësh! Mërkuri në Akrep nuk lejon që çështjet e papërfunduara të mbeten të varrosura, i transformon ato.
 
3 korrik – 10 dhjetor: Prapavija e Neptunit te Peshqit
 
Gjatë gjithë muajit, Neptuni qëndron në prapavijë te Peshqit, duke shpërbërë iluzione dhe duke zbuluar ku ke ngatërruar fantazinë me besimin. Manifestimi është ende i fuqishëm, por Neptuni të kujton se mënyra se si manifeston ka rëndësi.
 
Kur Neptuni të dalë nga prapavija në dhjetor, do të jesh gati të rindërtosh ëndrrat me kufij më të qartë, qëllim dhe strategji.

 

REELS

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Konkurrentja e BBVK, Dolce, futet tek shtepia e Grande Fratello

🤔 Ç’mendim keni për këtë deklaratë?

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit