Relationships

Për një lidhje të lumtur: 5 këshilla nga çifte që kanë një jetë bashkë!

Për një lidhje të lumtur: 5 këshilla nga çifte
getty images

Shpesh, në jetën tonë, mendojmë se gjetja e dashurisë dhe krijimi i një lidhjeje të lumtur dhe të sigurt është pjesa më e vështirë. Megjithatë, duhet thënë se përtej vështirësisë, më shumë ka të bëjë përkushtimi dhe dëshira për të qenë me një person, për ta pranuar dhe për t’u rritur së bashku.

“Marrëdhëniet afatgjata mund të jenë sfiduese, por ato mund të jenë jashtëzakonisht përmbushëse” thotë Leanna Stockard, terapiste në “LifeStance Health”.

Kjo nuk është diçka e re, natyrisht. Të gjithë kemi dëgjuar që “marrëdhëniet kërkojnë punë.” Por çfarë nënkupton kjo punë në të vërtetë? Ndërkohë që nuk ka një shkencë të saktë për suksesin e marrëdhënieve afatgjata, ka disa zakone, sjellje dhe qëndrime që çiftet e lumtura dhe afatgjata kanë tendencë t’i ndajnë. Më poshtë, ekspertët ndajnë pesë këshillat e tyre kryesore për çiftet që kërkojnë lumturi të qëndrueshme në marrëdhëniet afatgjata.

1. Komuniko për të kuptuar, jo thjesht për të provuar se ke të drejtë

Ndërsa një marrëdhënie zhvillohet me kalimin e kohës, “çiftet mund të humbin rëndësinë e komunikimit efektiv,” thotë Stockard. “Nëse keni qenë në një marrëdhënie për një muaj, një vit, apo dhjetë vjet, është e rëndësishme që të komunikoni hapur, sinqerisht dhe drejtpërdrejt për mendimet dhe ndjenjat tuaja.”
 
Këshilltarja e marrëdhënieve Jacquie Del Rosario, shton se çelësi i komunikimit efektiv është të shmangni përdorimin e tij si një taktikë për të provuar se jeni të drejtë në një debat.

“Mësoni të komunikoni për të kuptuar dhe jo për të fituar,” thotë ajo. “Në këtë mënyrë, çiftet përdorin komunikimin për të kuptuar nevojat dhe ndjenjat e njëri-tjetrit në vend që të përpiqen të fitojnë një debat. Çiftet e forta shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre sinqerisht, gjë që ndihmon në forcimin e kuptimit dhe lidhjes emocionale.”

Laura dhe Emil, të martuar prej 15 vitesh, thonë: “Komunikimi na ka bërë të kalojmë gjëra të paimagjinueshme dhe ja ku jemi sot!”.

2. Qëndroni kuriozë

“Qëndroni gjithmonë të interesuar dhe kuriozë për partnerin tuaj,” këshillon eksperti i marrëdhënieve Carolina Pataky, themeluese e “Love Discovery Institute” në Florida.
“Pavarësisht se sa kohë keni së bashku, mos bini në kurthin e mendimit që i njihni ata nga brenda. Njerëzit ndryshojnë, rriten dhe na befasojnë. Çiftet që qëndrojnë bashkë janë ato që vazhdojnë të bëjnë pyetjen: “Si je sot?” Ata dëgjojnë me kujdes, qëndrojnë kuriozë dhe zbulojnë shtresa të reja te njëri-tjetri.”
 
Andy dhe Brenda, në një marrëdhënie të lumtur prej 6 vitesh, mendojnë se sekreti i lidhjes së tyre është pikërisht kurioziteti. “Unë e pyes gjithnjë se si shkoi dita, si ndihet, pse mendon ‘x’ gjë mbi një tematikë të caktuar dhe ndryshe nga ç’pritet, dëgjoj me kujdes. Ajo duhet të ndihet se dikush e dëgjon dhe e këshillon me kujdes”, thotë Andy.

3. Kushtoni vëmendje

“Vëmendja është forma më themelore e dashurisë,” thotë James Córdova, profesor i psikologjisë në universitetin “Clark” dhe autor i “The Mindful Path to Intimacy”.

“Rritet dhe forcohet gjëja së cilës i kushtojmë vëmendje”, shton ai.

Në një marrëdhënie afatgjatë, është e lehtë të vazhdosh përpara dhe ta marrësh partnerin për të mirëqenë, duke filluar të përqendrohesh në gjëra të tjera. Por thjesht t’i kushtosh vëmendje partnerit dhe marrëdhënies suaj është një pjesë në dukje e thjeshtë, por jashtëzakonisht e rëndësishme, që ndikon në ruajtjen e një lidhjeje të lumtur dhe të shëndetshme.
 
Eva dhe Joe, kanë 9 vjet të martuar dhe thonë se nuk lënë kurrë rast pa ia shprehur njëri-tjetrit dashurinë dhe vëmendjen. “Kur kam shumë punë dhe s’u përgjigjem dot mesazheve të tij, thjesht i them: “Zemër, për nja 2 orë do jem e zënë. Mos u bëj merak. Do të të shkruaj sapo të lirohem. Të dua”. Ja, kaq e thjeshtë!

4. Vazhdoni të vendosni synime

Po, martesa ose një marrëdhënie afatgjatë nuk është fundi i rrugës. Stockard thotë se është e rëndësishme që partnerët të vazhdojnë të vendosin dhe të ndjekin synime së bashku, si për marrëdhënien e tyre, ashtu edhe për jetën e tyre të përbashkët si çift.
 
“Është shumë e rëndësishme të vazhdoni të kontaktoni me partnerin tuaj për qëllimet e përbashkëta dhe të diskutoni nëse ka ndryshuar diçka në çdo moment të marrëdhënies,” thotë Stockard, duke shtuar: “Kjo do t’u ndihmojë partnerëve të vazhdojnë të krijojnë një kuptim të përbashkët në marrëdhënie dhe të punojnë së bashku për të vendosur synime të reja.”
 
Maria dhe Josh, 8 vite të martuar, thonë se gjithnjë e pyesin njëri-tjetrin për qëllimet që kanë, duke nisur që nga synimet e ditës e deri te vendimet e mëdha.

5. Rrituni së bashku, jo të ndarë

Shpesh dëgjojmë për partnerët që “rriten veçmas” dhe ndonëse kjo mund të ndodhë, nuk është e pashmangshme. Një mënyrë për të shmangur “rritjen ndarazi” është të punoni aktivisht për të rritur së bashku, thotë Pataky.

“Çiftet e forta nuk ndajnë vetëm një shtëpi ose një histori, por ndajnë një vizion. Qoftë për të mbështetur ëndrrat e njëri-tjetrit, për të vendosur synime si një ekip, ose thjesht për të kontrolluar se ku po shkon jeta, ata vazhdojnë të lëvizin në të njëjtin drejtim,” thotë Pataky. “Rritja është e pashmangshme, por çiftet e lumtura sigurohen që ajo të jetë rritje bashkë, jo larg njëri-tjetrit.”

“Sado të bëj gjëra për veten, sërish nuk harroj që jemi në këtë botë të dy dhe do ia dalim bashkë”, shprehet Malcolm për Emmy-n, me të cilën është martuar prej 13 vjetësh.

 

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂