
Nuk ka gjë më të lodhshme sesa një situatë dashurie që nuk merr asnjëherë formë të qartë. Është një fazë mes miqësisë dhe lidhjes romantike, ku nuk di as vetë çfarë po ndodh. Por pse këto situata janë aq të lodhshme?
1. Mungesa e sigurisë
Në një lidhje të vërtetë, ka një nivel të caktuar sigurie dhe qëndrueshmërie. Në një "situationship," kjo mungon. Pothuajse gjithmonë je i/e paqartë se çfarë do të ndodhë më tej. A do të bëheni çift? A do të përfundoni duke mos folur më? Ky stres i vazhdueshëm është shkatërrues.
2. Mungesa e komunikimit
Shpesh në një situatë të tillë, komunikimi është i ngatërruar. Nuk flisni për ndjenjat tuaja, pritshmëritë ose për atë që doni në të ardhmen. Kjo mungesë e komunikimit krijon një situatë të ngatërruar dhe bën që të dy palët të ndihen të pasigurt dhe të stresuar.
3. Kupton që nuk je prioritet
Në një lidhje të qëndrueshme, partneri yt është një nga prioritetet e tua kryesore. Në një "situationship," kjo nuk është e sigurt. Mund të ndihesh sikur je gjithmonë në fund të listës së prioriteteve të tyre, duke pritur për një mesazh ose një telefonatë. Kjo ndjenjë e të qenit “plani b” është e dëmshme për mirëqenien emocionale.
4. Dyshimi
Një një lidhje të tillë të bën të dyshosh në vetvete. Pse nuk janë të gatshëm për një lidhje të vërtetë? A ka diçka që nuk shkon me ty? Këto pyetje të vazhdueshme dhe pasiguria e ndjenjave të tyre krijojnë një mjedis toksik ku ulet besimi te vetja.
5. Presioni shoqëror
Shoqëria shpesh kërkon që të jemi në një marrëdhënie të qartë dhe të qëndrueshme. Kur je në një "situationship," presioni për të përmbushur këto pritshmëri mund të jetë i madh. Pyetjet nga miqtë dhe familja për statusin e lidhjes tënde mund të jenë stresuese dhe të shtojnë ndjenjën e pasigurisë.
Si të përballosh dhe të kalosh këtë fazë?
Komunikimi i hapur - Fol hapur me partnerin për ndjenjat dhe pritshmëritë tuaja.
Vendosja e kufijve - Vendos kufij të qartë për atë që je i/e gatshëm/me të tolerosh dhe atë që nuk je.
Fokusimi te vetja - Kujdesu për veten, ndiq pasionet dhe interesat e tua.
Mbështetja nga miqtë dhe familja - Bisedo me njerëzit që të duan dhe që të mbështesin. Ata mund të të japin këshilla të vlefshme.
Kalimi i një "situationship" nuk është i lehtë, por me komunikim të hapur mund të dalësh njeri më i fortë dhe më i sigurt për atë që meriton në një marrëdhënie.


