Showbiz

Ronela Hajati ndahet nga partneri? Detajet që nxitën këtë dyshim

Ronela Hajati ndahet nga partneri? Detajet që nxitën këtë
Foto: Ronela Hajati/ Instagram

Ronela Hajati duket se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale, të paktën kështu tregojnë dhjetëra videot e ripostuara prej saj në TikTok. Videot e ripostuara nga artisja flasin për ndarje, zemra të thyera dhe dhimbje, gjë që të lë të kuptosh se me siguri ka përfundur mes saj dhe partnerit të cilin ajo e zbuloi vetëm një muaj më parë.

Mbishkrimet në disa prej këtyre postimeve janë: “Sa shumë dhembi? Aq sa dhe mami im qau për të”, “S’ka hakmarrje sepse thellë brenda meje e di që ai është ende një djalë i ëmbël të cilit i duhet të përballet me problemet e veta”, “Kthehu tek e dashura jote, s’më intereson nëse e mbyllet shumë keq, ajo që kishit ishte shumë e bukur, mos e shkatërro nga pamaturia”.

"Ajo" pranon sakrificën që ka bërë: “Ajo sakrifikoi ëndrrat e saj për të qenë krah tij”, dhe dhimbjen e humbjes: “Jam duke kuptuar që isha aq e dëshpëruar sa nuk po e lusja atë të më donte ende, por të më lejonte mua ta doja ende”. Përplasjet brenda saj janë të hapura: “Isha e lumtur me ty, më fal nëse pasiguritë e mia ndërhynë në marrëdhënien tonë” dhe “Kur dikush pyet për frikën time më të madhe, por unë tashmë të humba, kështu që rri pa folur...”.

Ronela na prezantoi për herë të parë me partnerin vetëm para një muaji, me një foto nga pushimet ku dyshja dukeshin të përqafuar.

Ronela Hajati ndahet nga partneri? Detajet që nxitën këtë

Ronela Hajati ndahet nga partneri? Detajet që nxitën këtë

Disa ditë më pas, Anabel publikoi ekskluzivisht foto të tyre, duke ecur nëpër Tiranë. Ronela nuk foli kurrë publikisht për lidhjen, pavarësisht zërave që qarkulluan. 

REELS

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Ronela Hajati splits from her partner? The details that sparked this suspicion

Ronela Hajati ndahet nga partneri? Detajet që nxitën këtë
Photo: Ronela Hajati/ Instagram

Ronela Hajati seems to be going through a difficult period in her personal life, at least according to dozens of videos she reposted on TikTok. The videos reposted by the artist talk about separation, broken hearts and pain, which makes you understand that it is probably over between her and the partner she discovered only a month ago.